8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Pas puthjes së tij ndaj lojtares, nuk mbarojnë problemet për Rubiales

Çështja në lidhje me presidentin e Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, po bëhet gjithnjë e më e madhe pas puthjes së tij ndaj lojtares së kombëtares, Jenny Hermoso, gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Kupës së Botës.

Me njoftimin e saj paraditen e së shtunës, federata mbrojti edhe një herë presidentin e saj, madje duke kërcënuar se do të “marrë masa ligjore”, por pa specifikuar konkretisht se çfarë veprimesh synon të ndërmarrë. Ajo u parapri nga deklarata e Hermoso, në të cilën ajo hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Rubiales se ai kishte marrë pëlqimin e saj për ta puthur.

Në të njëjtën kohë, vala e mbështetjes për 33-vjeçaren Hermoso sa vjen e shtohet, pasi bashkëlojtarët e saj në Kombëtare, së bashku me 32 lojtarë të tjerë spanjollë, deklarojnë se nuk do të luajnë më me stemën kombëtare nëse Rubiales nuk largohet nga pozicioni i tij. Të njëjtën gjë ka thënë edhe futbollisti i Real Betis, Borja Iglesias.

Në njoftimin e sotëm të federatës theksohet se, “duke pasur parasysh seriozitetin e rastit, do të vijojnë me veprimet e nevojshme ligjore”.

Aty ku ka një shtet ligjor, opinionet kundërshtohen me fakte dhe prova dhe gënjeshtrat kundërshtohen në gjykatë. Federata dhe presidenti do të nxjerrin në pah secilën nga gënjeshtrat që përhapen, qoftë nga dikush në emër të lojtares ose vetë lojtarja”, thuhet në deklaratë.

Njoftimi u shoqërua edhe me katër foto nga ceremonia e ndarjes së çmimeve të së dielës së kaluar si … dëshmi e pretendimit të Rubiales se Hermoso ishte ajo që e ngriti në ajër, duke e mbajtur nga ijet.

Megjithatë, theksohet se në krah të Hermosos, përveç komunitetit të futbollit, është edhe qeveria spanjolle.

Sipas Reuters, qeveria nuk ka, me ligj, autoritetin e drejtpërdrejtë për të shkarkuar Rubiales, por ajo e ka dënuar pa mëdyshje sjelljen e tij dhe thuhet se po lëviz në drejtim të largimit të tij përmes gjykatave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...