-0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Pas rritjes së çmimeve,shpenzimet neto të familjeve shqiptare për ushqime kanë ardhur në ulje

Në total, familjet shqiptare shpenzuan vitin e kaluar për ushqime 319,1 miliardë lekë (2,7 miliardë euro me kursin mesatar të këmbimit Euro-Lek 2022) me një rënie të lehtë nga viti 2021, në një kohë që çmimet e ushqimeve u rritën në rekorde.

Niveli i inflacionit në grupin e ushqimeve vitin e kaluar u rrit në një mesatare 12%, sipas INSTAT.

Kjo do thotë se çdo familje shqiptare për të njëjtën sasi ushqimesh që ka konsumuar në vitin 2021 do të duhej të paguante së paku 12% më shumë më 2022. Por Anketa e Buxhetit të INSTAT ka zbuluar të kundërtën, pasi shpenzimet neto të familjeve shqiptare për ushqime kanë ardhur në ulje.

Të dhënat nga importet dhe grosistët e mallrave ushqimore kanë pohuar se konsumi në produktet bazë të shportës, buka, vaj, sheqer, vitin e kaluar pësoi rënie të mprehtë si rrjedhojë e një largimi të menjëhershëm në azil drejt Britanisë dhe Europës të të rinjve shqiptarë.

Të dhënat zyrtare nga Eurostat dhe Britania e Madhe treguan se, gjatë vitit të kaluar, kërkuan azil rreth 32 mijë shtetas shqiptarë, ku mbi 80% e tyre janë moshë e re.

Paralel me fluksin e azilkërkuesve, importet e disa produkteve si drithërat, sheqernat dhe pjesa e më madhe e ushqimeve pësuan rënie dyshifrore më 2022.

Grosistët pohuan se kjo rënie ka lidhje me fluksin e lartë të emigracionit të të rinjve, pasi kjo kategori është konsumatori kryesor i brumërave dhe ëmbëlsirave.

Rënia e importeve të drithërace, vajit dhe sheqerit vijoi edhe në tremujorin e parë 2022, por u frenua disi nga rritja e numrit të turistëve.

Emigracioni ka ndryshuar strukturën e familjeve shqiptare. Në mijëra familje, numri i anëtarëve u reduktua nga emigracioni e për rrjedhojë shpenzimet për ushqime dhe struktura e shpenzimeve të tyre ka ndryshuar.

Në një kohë që çmimet e ushqimeve arritën majat, pesha e tyre në buxhetin total të familjeve shënoi rënie vitin e kaluar. Sipas INSTAT, më 2022 mesatarisht 39.7% e buxhetit mujor shkoi për ushqime, nga 41.3% që ishte në vitin 2021.

Në vitin 2022, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 88.367 lekë.

Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 67 miliardë lekë në muaj për 758.973 familjet.

Grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, me një vlerë mesatare mujore të shpenzimeve prej 35.083 lekë, i cili zë një peshë prej 39,7% në buxhetin familjar.

Nëngrupet që zënë peshën më të madhe në shpenzimet për ushqim janë: “mish dhe nënprodukte” me 18,9%, “bukë dhe drithëra” me 16,9% ndjekur nga “qumësht me nënproduktet e tij dhe vezë” me 12,9%.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT