24.5 C
Tiranë
Friday, August 14, 2026

Shqipëria në mesin e 10 vendeve të para në botë për ’emigracionin e trurit’

Për vite me radhë, Shqipëria po renditet në listën e vendeve me nivelin më lartë të emigracionit të popullsisë të arsimuar, i njohur si fenomeni “Brain Drain” (emigrimi i trurit) në raport me popullsinë.

Seksioni i FDI Intellegence në Financial Times llogariti se Shqipëria bashkë me 9 vende afrikane kishin nivelin më të lartë të emigrimit të trurit edhe në vitin 2022 (shiko grafikun e mëposhtëm).

“FDI Intellegence” analizoi të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, rezultoi se ishulli polinezian i Samoas ishte kombi më i prekur, me nivelin më të lartë të emigrimit të “kapitalit njerëzor dhe ikjes së trurit”.

Ai u pasua nga Xhamajka, Palestina, Mikronezia, Somalia, Eriteria, El Salvador, Shqipëria, Haiti dhe Guyana. Siç shihet nga të dhënat, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit duke u renditur e 8-ta në rang global në vitin 2022.

Situata e largimit të trurit nga Shqipëria ka qenë më e rëndë para pandemisë Covi-19. Studimi tregon se Shqipëria ishte e katërta në rang global për nivelin e lartë të emigrimit të trurit.

Largimi i trurit, i cili i referohet një numri të madh njerëzish të arsimuar ose profesionistë që lëvizin për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, mund të rëndojë shumë në perspektivat e zhvillimit të një vendi. Hartuesit e raportit vunë në re se emigrimit i trurit ishte tipar i shteteve ishullore përveç Shqipërisë.

Autorët e studimit evidentuan se emigrimi i trurit vjen si kombinim i faktorëve politik, klimatike dhe ekonomike. Përveç shteteve të vogla ishullore në zhvillim, vendet në Afrikës Sub-Sahariane janë gjithashtu të prekura nga largimi i kapitalit njerëzor.

Pothuajse gjysma e 89 vendeve kishin ikje të trurit mbi mesataren dhe shumica e tyre janë në Afrikën Sub-Sahariane, sipas analizës së FDI.

Ndërsa arsyet e emigrimit ndryshojnë ndërmjet individëve dhe vendeve, ikja e trurit ndikohet gjerësisht nga presionet politike, ekonomike dhe mjedisore.

Mungesa e fuqisë punëtore që nga pandemia Covid-19, si dhe plakja afatgjatë, ka bërë që disa vende të konkurrojnë për të tërhequr njerëz të aftë, gjë që ka përshpejtuar ikjen e trurit nga vendet e tjera.

Vendet me të ardhura të larta, të cilat zakonisht ofrojnë mundësi më të mira ekonomike dhe më shumë stabilitet politik, priren të kenë nivele shumë më të ulëta të largimit të kapitalit njerëzor.

Në vitin 2022, Australia kishte rezultatin më të ulët të indeksit prej 0.4, e ndjekur nga Suedia (0.6), Norvegjia (0.6), Kanadaja (0.7) dhe Zvicra (0.8). Katari, një shtet i pasur i naftës, ishte i vetmi emër i Lindjes së Mesme që u shfaq në 10 vendet me rezultatet më të ulëta të treguesve të ikjes së trurit.

Të gjitha studimet tregojnë që Shqipëria u përfshi në një valë të re emigracioni dekadën e fundit, e cila preku të gjithë popullsinë dhe nivelet e arsimit. Emigracioni ka shkaktuar emergjencë për punonjës te të gjitha bizneset

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...