19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Pas shtatë ditësh nën masivin me dhe, gjendet trupi i pajetë i Ardit Beshirit

Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, sot është nxjerrë trupi i pajetë i Ardit Beshirit, 29 vjeç, i cili u zuri poshtë një masiv dheu në zonën minerare të Qafë-Burrelit, në Klos. Ngjarja tragjike ndodhi më 3 maj, kur një shpërthim në një rezervuar shkaktoi rrëshqitjen fatale që e përpiu punëtorin së bashku me eskavatorin e tij.

Trupi i Arditit u gjet disa kilometra larg nga vendi i incidentit, mes tonelatave të mineralit të rrëzuar nga forca e dheut. Kërkimet për gjetjen e tij zgjatën ditë të tëra në kushte jashtëzakonisht të vështira, duke përfshirë rrezikshmëri të lartë gjeologjike, mungesë mjetesh të specializuara dhe vonesë në reagimin institucional.

Babai i viktimës, Nerim Beshiri, bëri thirrje të vazhdueshme për ndihmë dhe përfshirjen e shtetit në kërkime, por ditët e para të operacionit u përballuan kryesisht nga familjarët dhe bashkëfshatarët. Më pas, në ndihmë u angazhua edhe një ekip i Forcave të Sigurisë së Kosovës, i cili kontribuoi ndjeshëm në lokalizimin e trupit në një nga zonat më të thella të rrëshqitjes.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer vëmendjen mbi mungesën e kushteve të sigurisë në zonat minerare, si dhe nevojën për ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale në raste fatkeqësish.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...