16.5 C
Tiranë
Friday, March 20, 2026
spot_img

Pas sulmit kibernetik, rikthehen në funksion këto shërbime online

Shërbimet publike online dhe faqet e tjera qeveritare në vend u mbyllën përkohësisht, pasi ranë pre e një sulmi kibernetik nga jashtë Shqipërisë.

Kryeministria bëri me dije përmes një njoftimi se pas shumë orësh punë, një pjesë e shërbimeve online janë rikthyer në funksion të plotë që prej ditës së djeshme.

Shërbimet që janë rikthyer në funksion:

– Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit rrugor me sistemin e lejeve të drejtimit dhe sistemin e targave;

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;

– Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor me sistemin e recetës elektronike;

– Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore me sistemin e barnave.

Po punohet me intensitet për kthimin të gjitha shërbimeve që ofrohen në e-albania dhe rikthimin në funksionalitet të plotë të sistemeve të tjera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“U vra në sulmet ajrore”, eliminohet zëdhënësi i IRGC-së Ali Mohammad Naini

0
Zëdhënësi i Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), gjenerali Ali Mohammad Naini, është vrarë, sipas mediave shtetërore iraniane. Agjencia Tasnim raportoi se Naini u shpall...

Benjamin Netanyahu: “Lufta me Iranin do të përfundojë më shpejt nga sa besohet”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se konflikti me Iranin mund të marrë fund më shpejt nga sa parashikon opinioni ndërkombëtar, duke theksuar se Izraeli...

Tentativë grabitjeje në Pogradec: Autorët thyejnë argjendarinë, largohen kur panë policisë

0
Një tentativë vjedhjeje është regjistruar gjatë orëve të natës në një argjendari në lagjen nr. 3 të Pogradec. Sipas burimeve, dy persona të maskuar kanë...

“Gëzuar Fitër Bajrami”: Sheshet mbushen me besimtarë në gjithë Shqipërinë, mesazhe paqeje dhe harmonie

0
Atmosferë festive dhe shpirtërore ka përfshirë gjithë Shqipërinë këtë të premte, ku mijëra besimtarë myslimanë kanë falur namazin e Fitër Bajrami në sheshet dhe...

“Sot festohet Fitër Bajrami”, ja çfarë nuk duhet të mungojë në tryezën festive

0
Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajrami, një nga festat më të rëndësishme të besimit islam, e cila vjen pas 30 ditëve të agjërimit gjatë...