32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Hapja e negociatave/ Tabaku: “Opozita duhet të luajë rolin e saj sepse është proces kombëtar, kemi për detyrë që të negociohen qëndrimet e Shqipërisë”

Në një konferencë për mediat, kryetarja e Këshillit të Integrimit, Jorida Tabaku u shpreh se hapja e negociatave është një proces i rëndësishëm dhe transformues.

Tabaku theksoi se përfshirja e opozitës në këtë proces është i rëndësishëm dhe se duhet të luajë rolin e saj.

“PD ka bashkëpunuar me Bundestagun në mënyrë të veçantë. Shqipërisë i është dhënë një mbështetje e veçantë këto vite. Procesi i integrimit është një mekanizëm ku shqiptarët përfitojnë jo vetëm një emërtim të ri, por është vetëm fillimi i një procesi të gjatë. Shqipëria e meritonte që të fillonte këtë rrugëtim të ri. Në emër të opozitës ka shumë rëndësi sepse do të rritet mbikëqyrja. Nuk do të ketë më justifikime për mosfunksionimin e demokracisë, largimin e të rinjve. Sot e vlerësoj atë që ka ndodhur si hapi i një procesi të gjatë që do të tregojë gatishmërinë tonë. Kam disa të vërteta që duhet t’i ndaj. Detyra e parë e qeverisë është gatishmëria e strukturave, ne duhet të bëjmë gati strukturat dhe përfshirja e opozitës në këtë proces është me rëndësi. Opozita duhet të luajë rolin e saj sepse është proces kombëtar. Ne kemi për detyrë që të negociohen qëndrimet e Shqipërisë”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...