6.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Pas vizitës në Shqipëri Osmani niset drejt Brukselit,takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar ditën e sotme drejt Brukselit për vizitë zyrtare në selinë e NATO’s.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, Osmani nesër në orën 14:00 do të pritet të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin do të realizojë takim bilateral.

Pas përfundimit të takimit Osmani dhe Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg do t’i drejtohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët për media.

Gjatë vizitës zyrtare në NATO, Presidentja do të ketë takim edhe me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Osmani do të realizojë takime edhe me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në NATO, Julianne Smith si dhe me përfaqësues të shteteve të tjera aleate.

“Përgjatë vizitës, Presidentja Osmani do të riafirmojë vendosmërinë e popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e rrugës drejt anëtarësimit në NATO, duke filluar me programin e Partneritetit për Paqe, forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me aleatë, në veçanti për çështje të sigurisë, mirënjohjen e popullit të Kosovës për rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin për kontribut të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri afatgjate në rajonin tonë”,
thuhet në njoftim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy shqiptarë 20-vjeçarë

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Savigliano të Italisë, ku kanë humbur jetën dy shtetas shqiptarë, të dy rreth moshës 20 vjeç. Sipas...

Schieder shmang komentet për akuzat e Berishës mbi AKSHI-n: “Nuk mund të flas për...

0
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder (S&D, Austri), ka refuzuar të komentojë denoncimet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha,...

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...