17.5 C
Tiranë
Thursday, March 19, 2026
spot_img

Pas Vlorës dhe Shkodrës, policia ka zbuluar kamerat e vendosura në rrugë nga grupet kriminale edhe në Durrës, Shijak dhe Krujë.

Gjatë operacionit të koduar “Fijet” i cili ka vijuar edhe përgjatë ditës së djeshme, janë çmontuar 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në lidhje me këtë çështje policia ka vënë nën hetim 8 persona, 2 prej të cilëve në Durrës dhe 6 në Shijak të cilët dyshohet se kishin bërë montimin e kamerave.

Konkretisht në zonën e Krujës, kamerat janë zbuluar në fshatin e Niklës, të vendosura në shtyllat elektrike.

Njoftimi i policisë

Qarku Durrës/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizohet në Durrës, faza e katërt e këtij plani operacional mbarëkombëtar. Kjo fazë u shtri në qytetet Durrës, Shijak dhe Krujë.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në Durrës, Shijak dhe Krujë, 47 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 8 shtetas, nga këta, 2 shtetas në Durrës dhe 6 shtetas në Shijak, të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Vijojnë hetimet e thelluara, për të identifikuar dhe proceduar shtetasit që kanë vendosur kamera në Nikël dhe në Krujë, si dhe për të zbardhur qëllimin e vërtetë të vendosjes së tyre.

Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Durrës, Shijak dhe Krujë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, në disa lagje të qyteteve në qarkun e Durrësit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

-Gjatë fazës së katërt të këtij plani operacional, në Durrës, në lagjet nr. 6 dhe nr. 17, janë çmontuar 11 kamera, si dhe janë në hetim, shtetasit D. K. dhe P. D. (aktualisht i shpallur në kërkim për një vepër tjetër penale).

-Plani operacional ka vijuar në Shijak dhe nga kontrolli i ushtruar në qendrat urbane të kësaj bashkie, bazuar në planin e masave të iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, u çmontuan dhe u sekuestruan 18 kamera të vendosura në lagjen e “Keçeve” dhe në lagjet “Popullore”, “Kodër Sukth” dhe “Partizani”.

Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, janë në hetim shtetasit J. K., A. B., A. A., Xh. V., A. M. dhe S. Gj.

-Gjithashtu, plani operacional “Fijet”, ka vijuar në Krujë dhe në Nikël, ku janë çmontuar dhe sekuestruar 18 kamera të tjera, të vendosura në shtyllat elektrike të disa lagjeve të qytetit të Krujës dhe në Nikël. Vijon intensivisht puna hetimore, për identifikimin dhe procedimin penal, të shtetasve që kanë vendosur në mënyrë të kundërligjshme, këto kamera.

Në bashkëpunim me prokuroritë pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Durrës dhe Krujë, vijon puna intensive për zbardhjen e plotë të qëllimit të vendosjes së kamerave në Nikël dhe në Krujë, si dhe për identifikimin dhe procedimin penal të shtetasve që i kanë vendosur këto kamera.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Italia tronditet nga një vrasje brenda familjes: 49-vjeçari vret bashkëshorten dhe tenton vetëvrasjen

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, ku një 49-vjeçar, Vincenzo Dongellini, është arrestuar nën dyshimin për vrasjen e bashkëshortes së tij, Valentina Sarto....

Tensioni rritet në Gjirin Persik: Irani arreston mbi 500 persona, ekzekuton shtetasin suedez

0
Situata në Gjirin Persik është përshkallëzuar dukshëm, pasi autoritetet iraniane kanë intensifikuar arrestimet dhe akuzat për spiunazh. Qeveria iraniane raporton mbi 500 persona të...

“Vazhdoni të dërgoni raportet”, Mossad intensifikon rekrutimet online në Iran

0
Mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, Mossad ka shtuar aktivitetin në rrjetet sociale për të rekrutuar individë brenda Iran, duke synuar mbledhjen...

“Imagjino të mos kisha valë… do çmendeshin familjarët”, Rozana Radi reagon ndaj lajmit të...

0
Një lajm i pavërtetë që qarkulloi në rrjetet sociale, ku pretendohej se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, ka shkaktuar konfuzion dhe...

“Pasoja të pakontrollueshme për botën”, Masoud Pezeshkian dënon sulmet e SHBA-së dhe Israel ndaj...

0
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të Shteteve të Bashkuara dhe Israel mbi infrastrukturën energjetike të Iran, duke paralajmëruar...