10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Pas Vlorës, “tërmeti” i Ramës godet Fierin – Kryeministri kërkon dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në qytetin e Fierit, ku duket se ka nisur një tjetër fazë të pastrimit administrativ në nivel lokal. Sipas burimeve nga mbledhja e zhvilluar me drejtues vendorë, Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve të bashkisë, përfshirë edhe dy nënkryetarët dhe drejtuesit e departamenteve kryesore.

“Vala e shkarkimeve do të përfshijë të gjithë, pa përjashtim”, konfirmojnë burime brenda takimit, duke theksuar se ky veprim nuk është i izoluar, por pjesë e një procesi më të gjerë riorganizimi dhe disiplinimi administrativ në nivel lokal.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që kreu i qeverisë kërkon “dorëheqje masive” nga strukturat drejtuese në bashki. Vetëm pak ditë më parë, e njëjta skemë u aplikua në Vlorë, ku pas një takimi me Ramën, të gjithë drejtorët e bashkisë dhanë dorëheqjen.

Mbetet për t’u parë nëse ky “model Vlorë-Fier” do të shtrihet edhe në qytete të tjera të vendit, si pjesë e fushatës së paralajmëruar nga Rama për “çlirimin e administratës lokale nga paaftësia dhe abuzimi”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...