23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Ervin Salianji lirohet nga burgu: “Vuajta për arsye politike, do bëj politikë në çdo cep të vendit”

Pas 10 muajsh pas hekurave, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka lënë ambientet e burgut të Fierit mes duartrokitjeve dhe mbështetjes së përkrahësve të tij. I pritur nga një grup simpatizantësh demokratë dhe deputeti Luan Baçi, Salianji u shfaq i vendosur për të rifilluar betejën politike.

Në një deklaratë të shkurtër për mediat, ai tha se burgosja e tij ishte “një akt hakmarrjeje politike nga regjimi i Edi Ramës”, për shkak të denoncimeve që kishte bërë ndaj një trafikanti të njohur droge, duke iu referuar çështjes “Babale”.

“Vuajta 10 muaj burg për arsye politike. Për arsye se denoncova një trafikant droge. Ka qenë një betejë e fituar. Sot kam një background tjetër – ndjej në lëkurë padrejtësinë që ndjejnë qytetarët,” – u shpreh ai.

Salianji paralajmëroi rikthim aktiv në politikë, duke e cilësuar veten si një “burim frymëzimi për demokratët”, dhe deklaroi se do të niste menjëherë takimet me qytetarët, duke filluar nga zona e Fierit ku kishte fituar në zgjedhje.

“Sot do bëj politikë në çdo cep që më jepet mundësia. Është një betejë përballë një regjimi të inkriminuar që trembet nga zgjedhjet,” – tha ai, duke lënë të kuptohet se do të jetë një zë i fortë në radhët e opozitës.

Salianji do të mbajë një deklaratë më të zgjeruar nga selia blu në vijim, ku pritet të shpalosë më qartë qëndrimin e tij pas lirimit dhe drejtimin politik që do të ndjekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...