5.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Pas vrasjes së Martin Bardhit, fillojnë shkarkimet në policinë e Lezhës

Shkarkime në radhët e drejtuesve në Drejtorinë e Policisë Lezhë dhe në Komisariatin e Rrëshenit pas vrasjes së 60-vjeçarit Martin Bardhi.

Në krye të Komisariatit Rrëshen është emëruar Klodian Kondi, Zëvendës Drejtor për Hetimin në Drejtorinë e Policisë Lezhë është emëruar Gentjan Berberi dhe Zëvendës Drejtor për Rendin është emëruar Altin Mena.

Vrasja e Martin Bardhit në qendër të Rrëshenit, vijon të jetë një krim pa autor. Si pasojë e plumbave u plagosën edhe tre qytetarë të tjerë, teksa disa orë pas krimit u gjet i djegur edhe mjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT