14.2 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Pashkët bashkojnë besimtarët katolikë dhe ortodoksë në lutje për paqe dhe shpresë

Besimtarët katolikë dhe ortodoksë kremtuan këtë të premte, si rrallë herë, në të njëjtën ditë meshët e Pashkës, duke përjetuar momente të thella shpirtërore, lutje dhe devotshmëri në prag të Ringjalljes së Krishtit.

Në Kishat Ortodokse, u mbajt shërbesa e Shkëputjes së Krishtit nga Kryqi, ndërsa pasdite u zhvillua procesioni solemn i Epitafit – arkivolit simbolik të Krishtit. Kori kishtar dhe klerikët shoqëruan Epitafin në rrugët e qytetit, mes një atmosfere të qetë dhe të përmalluar. Qytetarë të shumtë u gjunjëzuan për të prekur arkivolin simbolik, në një gjest të përkushtimit të thellë shpirtëror.

Ndërkohë, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, besimtarët katolikë u mblodhën për të ndjekur ritin e Udhës së Kryqit, të udhëhequr nga Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj. Në fjalën e tij, Imzot Dodaj u ndal veçanërisht tek të rinjtë, duke i ftuar ata që të mos humbasin shpresën dhe të mbajnë gjallë dritën e besimit dhe dashurisë.

Lutjet dhe qirinjtë e ndezur ishin mesazhe për shëndet, mëshirë dhe paqe për botën. Nga klerikët dhe të pranishmit nuk munguan urimet për Pashkë të bekuara, ndërsa përfundimi i të Premtes së Zezë shënon hyrjen në kremtimin e Ringjalljes – simbol i jetës së re dhe shpresës hyjnore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...

6 gola në 5 ndeshje, Shpendi “çmend” Italinë: drejtori i Cesena-s paralajmëron për merkaton...

0
Në Itali, emri i Cristian Shpendit po bën gjithnjë e më shumë bujë, falë statistikave dhe ecurisë së tij në këtë fillim sezoni. Në...

Armë zjarri dhe municion në banesa, arrestohen dy persona në Tiranë dhe Krujë

0
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës dhe ajo e Krujës, pasi gjatë kontrolleve në banesat e tyre janë gjetur armë zjarri dhe...

“Më bullizonin prej kohësh”, dëshmia e Toni Nakes për vrasjen e Kreshnik Carës: mori...

0
Toni Nake, i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçarit Kreshnik Cara, ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor, duke rrëfyer dinamikën e konfliktit që...