10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Pasi lehtësoi dënimin, ndryshohet Prokurorja e cështjes së Egli Progës, hetimet tashmë në duart e Drejtueses së Prokurorisë së Korçës

Sipas kërkesës së familjarëve të viktimës Egli Proga, sot është marrë vendimi për të ndryshuar prokuroren që merrej me hetimin e çështjes së 42-vjeçarit. Pas largimit të prokurores Vasjana Postoli, çështja i është dorëzuar drejtueses së Prokurorisë së Korçës, prokurores Dhorina Theodhori.

Prokurorja Postoli kishte ndryshuar akuzën ndaj të dyshuarit Denis Meçe nga “vrasje me dashje” në “vrasje nga pakujdesia”. Aktualisht, Meçe ndodhet në burg për vrasjen e Egli Progës, ndërsa tre persona të tjerë, Leonidha Guçe, Arjan Manellari dhe Voltan Shkulaku, janë liruar me masën “detyrim paraqitjeje” për akuzën e “moskallëzimit të krimit”.

Ngjarja që çoi në vdekjen e Egli Progës ndodhi pas një sulmi fizik të kryer nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet fatale i shkaktuan viktimës vdekjen. Ndërkohë që Meçe ndodhet i arrestuar, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes, për të cilën ka dyshime se mund të jetë tentuar të fshihet nga autoritetet.

Personat e tjerë të përfshirë, Voltan Shkulaku, Leonidha Guçe dhe Arjan Manellari, janë akuzuar për “moskallëzim krimi” dhe për veprime që kanë penguar zbardhjen e së vërtetës, pasi kanë qenë të pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk e kanë raportuar krimin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...