Papa Leone XIV denoncoi zgjerimin e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve gjatë vizitës së tij të parë në Monako, një nga vendet më të pasura në botë.
Duke folur nga ballkoni i Pallatit të Princit, në prani të Albert II i Monakos dhe autoriteteve të larta, Papa kritikoi atë që e quajti “struktura të padrejta” që thellojnë ndarjet sociale.
“Çdo talent, çdo mundësi, çdo pasuri e vënë në duart tona ka një qëllim universal… jo për t’u grumbulluar, por për t’u rishpërndarë”, u shpreh ai, duke bërë thirrje për më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet.
Në fjalimin e tij, Papa theksoi se të jetuarit në një vend si Monako është një privilegj që duhet të shoqërohet me përgjegjësi ndaj të tjerëve, ndërsa paralajmëroi se “demonstrimi i forcës dhe logjika e plotfuqishmërisë” po rrezikojnë paqen globale.
Edhe Albert II i Monakos nënvizoi nevojën për solidaritet, duke theksuar përgjegjësinë e atyre që zotërojnë më shumë burime për të kontribuar në mirëqenien e shoqërisë.






