11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Pavarësia e Shqipërisë/ Grida Duma mesazh urimi: “Të gjithë kemi një detyrë ndaj atdheut, të vegjël a të mëdhenj, atdheu shenjohet në ADN-në tonë”

Nënkryetarja e PD-së Grida Duma ka uruar pavarësinë e Shqipërisë duke dhënë dhe një mesazh për atë që përcakton misionin dhe detyrën e shqiptarëve.

Grida Duma, në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, thotë se kjo është një ditë që duhet festuar por që të shërbejë edhe për të kuptuar.

Ajo shkruan se atdheu shenjohet në ADN-në tonë dhe na përcakton “çfarë” e “kush” jemi. Duma nënvizon në statusin e saj se Shqiptarët sot “varen ende nga vargonjtë e varfërisë”.

Sipas saj, pavarësimi i çdo shqiptari nga varfëria, edhe shqiptarit në periferinë më të largët, është detyra jonë, ndërsa çlirimi i çdo shqiptari nga mendësitë e shkuara, të varësisë ndaj autoritarizmit e mentalititetit të një bote të mbyllur me kulte individësh, është misioni.

Mesazhi i Grida Dumës

Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë!
Atdhetarë të ndritur, mendimtarë shqiptarë, shqiptarët jashtë e brenda vendit; janë ndarë në shumëçka por janë bashkuar për shqiptarizmën!
Sot duhet festuar dhe duhet kuptuar!

Atë që na lanë e na trashëguan më të ndriturit e kombit, që sakrifikuan jetën për ta drejtuar anijen e historisë së Shqipërisë me velën drejt perëndimit, lanë amanetin ta prosperojmë më tej.
Të gjithë kemi një detyrë ndaj atdheut, të vegjël a të mëdhenj, atdheu shenjohet në ADN-në tonë.

Na përcakton “çfarë” e “kush” jemi.
Pavarësia e vendit ishte nisja, mbërritja është liria e mendësisë së shqiptarit.
Ka vargonj pushtuesish; ka vargonj nevojash!
Shqiptarët sot varen ende nga vargonjtë e varfërisë.
Pavarësimi i çdo shqiptari nga varfëria, edhe shqiptarit në periferinë më të largët, është detyra jonë!

Çlirimi i çdo shqiptari nga mendësitë e shkuara, të varësisë ndaj autoritarizmit e mentalititetit të një bote të mbyllur me kulte individësh, është misioni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...