23.2 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Nisin punimet në aeroportin Vlorës/Rama:”Është fantastike që aeroporti i Mynuhut vjen në Vlorë e cila garanton menaxhim të nivelit të lartë”

Kryeministri Edi Rama, ministrja Balluku si dhe ndërtuesi Behgjet Pacolli shpjeguan njëri pas tjetrit procesin e fillimit he si do të vazhdojë puna për ndërtimin e portës së tretë nga qielli të shqiptarëve.
Rama: Aeroportin e Vlorës do e marrë në menaxhim Aeroporti i Mynihut sapo të ndërtohet
Rama: Gëzuar të gjithëve festën e Flamurit, ditën e Pavarësisë. Sot nisim një hap të ri me një mik të mirë, një personalitet i cili me veprat e tij e ka çuar emrin në shumë vende të botës dhe çmohet prej popujve dhe prej shumë njerëzve për ato që ka bërë . E falenderoj shumë bacën Behgjet ,sepse kjo për të ardhur deri këtu në këtë ditë ka qenë më e vështira dhe për dreq qëlloi të ishte një punë që duhej bërë në Vlorë dhe mu desh të përballoja dhe gjithë padurimin e vlonjatëve , se ata janë kampionë për këtë gjë. Nuk ishte e thënë që ky proces të ishte fjollë, se për dreq na u fut në mes dhe pandemia, por ne nuk reshtëm së bëri përpjekje deri sa gjërat erdhën aty ku duhen. Derisa sa erdhi Baca Behgjet. Sot ne jemi këtu jo vetëm me konsorciumin e krijuar nga Baca po dhe me një aleancë me aeroportin e Mynyhut.
Është fantastike që aeroporti i Mynuhut vjen në Vlorë e cila garanton jo vetëm një menaxhim të nivelit më të lartë por dhe atë sinergjinë me struktura të tjera, se aeroportet janë si klane familjare sepse nuk mjafton të bësh një infrastrukturë të bukur, por duhet edhe të kesh alenaca që të menaxhosh një numër të madh pasagjerësh. Ky aeroport bëhet porta e tretë, ndër 4 nga qielli që ne duam të hapim, se e 4 është aeroporti sezonal i Sarandës, që do funksionojë në mbështetje të sezonit të pikut. Prandaj ne na duhen 4 aeroporte, se mbase pas 20 vitesh mund të na duhen më shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Protesta nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes”, Rama publikon...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së 22-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, duke publikuar pamje nga zona pas përfundimit të...

Horoskopi ditor, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 22 Qershor 2026 ♈ Dashi Dita ju gjen plot energji dhe dëshirë për të vepruar. Mund të merrni iniciativën në një çështje që...

Parashikimi I motit, e Hënë, 22 Qershor 2026

0
Për 22 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë tipik veror, me diell dhe temperatura të larta në shumicën e territorit. Një valë e...

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...