10.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

PD dënon tentativën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese nga mazhoranca dhe Presidenti Begaj

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në PD, Franc Nuri, ka reaguar ndaj kërkesës së Presidentit Bajram Begaj për “Deklarimin e mbarimit të mandatit të Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”, duke e akuzuar atë për mbështetje të mazhorancës në një tentativë për të marrë kontrollin total mbi Gjykatën Kushtetuese.

Në një deklaratë për mediat, Nuri ka theksuar se ky veprim i Presidentit nuk është një hap i rastësishëm, por një përpjekje e qartë për të ndihmuar mazhorancën që të kontrollojë Gjykatën Kushtetuese tre muaj para zgjedhjeve të përgjithshme të 11 Majit.

“Duke kërkuar interpretim për kohëzgjatjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja, një nga ato që ka kundërshtuar vendimet e padrejta të Qeverisë, Begaj ka treguar hapur qëllimin e vërtetë: të riaktivizojë tentativat e mazhorancës për të kapur Gjykatën Kushtetuese,” tha Nuri.

Ai i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që besojnë te liria dhe ndarja e pushtetit të bashkohen në protestën kombëtare të 8 Shkurtit për të kundërshtuar këtë zhvillim dhe për të mbrojtur pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.

Nuri gjithashtu kritikoi presidentin për mungesën e veprimeve ndaj ligjeve që janë shpallur antikushtetuese dhe për mbështetje ndaj veprimeve të qeverisë që kanë shkelur interesat kombëtare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...