4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

PD denoncon klientelizmin në tenderët e Ministrisë së Mbrojtjes: Fondet publike shkojnë te familjarët e pushtetit

Partia Demokratike ka ngritur sot alarmin për një tjetër rast të dyshuar të shpërdorimit të fondeve publike, këtë herë në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, akuzoi qeverinë se ka kthyer tenderat shtetërorë në instrument për pasurimin e familjarëve dhe klientëve të Partisë Socialiste.

Objekt i denoncimit është një procedurë e kufizuar tenderimi e zhvilluar nga Ministria e Mbrojtjes, e drejtuar nga ministri Pirro Vëngu, për projektin:
“Ndërtimi i rrethimit të jashtëm pjesor, sistemi i vëzhgimit me kamera, rrjeti i ndriçimit perimetral, ndërtimi i portave hyrëse dhe vendqëndrimi i rojeve në pronën nr. 318 dhe 319, Mengël, Elbasan.”

Sipas Vangjelit, në këtë procedurë mori pjesë vetëm një ofertues, i cili u shpall fitues me një ofertë prej 460 mijë euro, që përbën 98% të fondit limit, çka ngre dyshime për mungesë transparence dhe konkurrencë reale.

Fituesi i tenderit është një bashkim operatorësh i përbërë nga dy kompani me lidhje të ngushta me pushtetin vendor të PS:
• G & M CONSTRUCTION 07 sh.p.k., në pronësi të Maliq Zotkaj, djali i kryebashkiakut të Poliçanit, dhe Oligert Dyrmishi, ish-drejtor ndërtimi në të njëjtën bashki.
• ASI-2A CO sh.p.k., në pronësi të bashkëshortit dhe kunatit të Eleni Gjikondaj, ish-zv/kryetare e Bashkisë Fier dhe aktualisht këshilltare për çështjet ekonomike në të njëjtën bashki.

“Ky është një tjetër shembull ku klientelizmi ka zëvendësuar konkurrencën e ndershme, madje edhe në sektorë kritikë për funksionimin e shtetit si mbrojtja dhe siguria,” tha Vangjeli.

Ajo bëri thirrje që organet e drejtësisë të hetojnë menjëherë këtë procedurë dhe të ndalojnë praktikën e përdorimit të fondeve publike për përfitime personale apo politike:

“Taksat e shqiptarëve nuk mund të shkojnë për tendera të mbyllur dhe klientelistë. Çdo tender duhet të zhvillohet me konkurrencë reale dhe në shërbim të interesit publik,” u shpreh zëdhënësja e PD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...