28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Vdiq në paraburgim 52-vjeçari i arrestuar për plagosje, familjarët akuzojnë neglizhencë

Besnik Koçiu, 52 vjeç, i arrestuar më 12 korrik 2025 për dyshime mbi një plagosje me armë sportive, ndërroi jetë vetëm pak ditë pas dërgimit në paraburgimin 313 në Tiranë.

Më 15 korrik, Gjykata e Tiranës caktoi për të masën e sigurisë “arrest me burg”, pavarësisht dokumentacionit mjekësor që tregonin se Koçiu vuante nga probleme serioze shëndetësore, përfshirë ishemi, diabet dhe pasoja nga një goditje në tru.

Familjarët e tij akuzojnë autoritetet se e mbajtën në izolim dhe nuk i siguruan ndihmën e nevojshme shëndetësore.

“Ka pasur shumë probleme. Nuk duhej të rrinte asnjë orë në paraburgim. E lanë aty dhe nuk morën asnjë masë. I kemi dorëzuar dokumentacionin, por nuk u mor parasysh,” tha motra e tij, Eranda Sejdini.

Edhe vëllai i të ndjerit, Maksim Koçiu, akuzoi gjykatën dhe stafin e burgut për neglizhencë:
“Nuk i dhanë asnjë ndihmë. Përgjegjësia fillon nga gjykata dhe vazhdon te ata që ishin kompetentë aty,” tha ai.

Familja ka depozituar një kallëzim penal në Prokurori, duke kërkuar hetim të plotë, hapjen e kamerave të paraburgimit dhe ndëshkimin e personave përgjegjës. “Ne nuk do të ndalemi pa gjetur të drejtën e vëllait. Duam kamerat, duam dosjen, duam përgjegjësi. Të dimë pse dhe si ndërroi jetë,” shtoi Maksim Koçiu.

Rasti ka hapur debate mbi trajtimin e të paraburgosurve me probleme të rënda shëndetësore dhe kërkesat për rishikim të procedurave në burgjet e vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...