10.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

PD denoncon mos përfundimin e Unazës së qytetit të Elbasanit : Ka kaluar afatet

Partia Demokratike dega Elbasan nëpërmjet anëtares së kryesisë Doris Madhi ka denoncuar këtë të shtunë tejkalimin e afateve për asfaltimin e rrugës në unazën e qytetit e cila parashikon dhe ndërtimin e mbikalimit që të çon drejt varrezave, një investim i cili kap shifrën e mbi 316 milion lekëve pa tvsh.

Tejkalimini afatit sipas PD në një pikë nevralgjike si kjo ndikon negativisht te qytetarët të cilët cdo ditë përballen me vështirësi në lëvizje ndërsa vetë rruga është burim aksidenti për të gjithë grup-moshat. Partia Demokratike ka kritika edhe për anën teknike të projektit i cili perfshin njëkohësisht tre akse rrugore , që sipas saj nuk janë të ndërlidhura mes tyre.

Anëtarja e Kryesisë së PD sqaron se selia blu nuk është kurrësesi kundër  investimeve strategjike në bashkinë e Elbasanit duke iu referuar automotorparkut , por se kërkon transparencë për procedurat e prokurorimit.

“Këto plane duhet të jenë në përputhje me legjislacionin dhe afatet pa shkaktuar pengesa te lëvizja e qytetarët . PD është pro cdo plani zhvillues të njësisë vendore, ka një vit që rruga është në këtë gjendje”-tha Madhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...