29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Veliaj i dorëzon djalit të Ibrahim Rugovës shtetësinë shqiptare

Ukë Rugova, djali i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshortja e tij, Blerta Rugova, u betuan para kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas marrjes së shtetësisë shqiptare. Ukë Rugova, politikan dhe sipërmarrës i suksesshëm, i bashkohet shumë personaliteteve të njohura nga Kosova, të cilët kanë vendosur të marrin edhe pasaportën shqiptare.

Në këtë ceremoni të veçantë, Veliaj tha se është detyra e të gjithëve të punojnë për të çuar përpara zhvillimin e vendit. “Ky nuk është thjesht një akt formal i marrjes së pasaportës me shqiponjën dykrenore, por është bashkimi për një mision – me misionin për ta bërë vendin tonë më të përparuar, më të ndriçuar, më të bashkuar, më të ndritur. Amaneti që kemi trashëguar nga të parët tanë, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë, që nga rilindasit dhe Ismail Qemali e deri tek Ibrahim Rugova, është ta çojmë më tej progresin e bërë, pavarësisht se kemi qenë një nga kombet më të diskriminuara, më të vuajtura, dhe që kemi kaluar shumë peripeci në labirinthin e historisë. Sot jemi këtu për t’i qëndruar të vërtetë këtij misioni dhe amanetit, që kemi nga të parët tanë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se Tiranë është një kantier pune sepse destini i një qyteti të madh është të rritet dhe zhvillohet. “Këtë vit Tirana mban titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kemi pasur rreth 1000 aktivitete. Vitin tjetër kemi aplikuar të jemi “Qyteti Europian i Sportit”, për t’u siguruar që kryeqendra e shqiptarëve ka një reputacion, përtej vetëm “shqiptarosferës” – të ketë një reputacion në Europë, por edhe në botë. Sot shikoni një Tiranë e gjitha një kantier pune, çka tregon se keni ardhur ose jeni bërë pjesë e një skuadre që është vetëm duke u rritur. Destini i një qyteti të madh është të rritet e të zhvillohet”, tha ai.

Veliaj shprehu bindjen se shumë shpejt Tirana do të jetë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por edhe e Ballkanit. “Pak ditë më parë patëm një konkurs për kullën tjetër, që do të rrethojë sheshin “Skënderbej”. Fitoi një studio daneze. Ndërkohë, po mbaron “Sofiteli”, po mbaron “Intercontinental”, kurse tek stadiumi, po mbaron “Marriott”. Është një qytet që, nëse do të jetë pjesë e ‘lojës’ së madhe, duhet të ketë edhe vend për akomodim dhe hapësira cilësore për t’u ofruar turistëve. Faleminderit që i jeni bashkuar destinit të qytetit tonë, të një qyteti që rritet, të një qytetit që, unë besoj se do të jetë gjithmonë e më shumë jo vetëm kryeqendra e shqiptarëve, por padyshim kryeqendra e Ballkanit. Sigurisht, nuk bëhemi dot Viena, Mynihu, Londra, nuk bëjmë dot Athinën dhe Romën, por ne mund të jemi një Tel – Avivi i Ballkanit”, nënvizoi ai.

Ndërkaq, betimin për marrjen e shtetësisë shqiptare e bënë edhe Besnik Emini, me profesion stomatolog, dhe Zana Spahiu, me profesion juriste pranë Radio Televizionit të Kosovës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...