6.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

PD depoziton në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit/ Alibeaj: “Kemi dorëzuar kërkesë si nevojë e aksionit politik, por edhe…

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Në një dalje për mediat, nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj renditit të gjitha çështjet që sipas tij do të përfshijë hetimi.

Në fjalën e tij, nënkryetari Alibeaj zbuloi disa nga pikat, që përmban kërkesa e PD, dhe që duhen hetuar.

Alibeaj u shpreh se kërkesa është jo vetëm nevojë e aksionit politik të PD, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon.

“Kemi dorëzuar kërkesë si nevojë e aksionit politik, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia kërkon.Disa nga çështjet që duhen hetuar:

Mbyllja e kufijve për emigrantëve, për të bërë të pamundur votimin e tyre.
Mosbërja asgjë për procesin e legalizimit për 10 mijë objekte.

Disbursimi i parakohshëm i ndihmës ekonomike. 4 vite u zhvatën, u vodhën, u varfëruan, ndërsa në periudhë zgjedhore 2.5 milionë euro ndihmë ekonomike, duke rifutur familjet në këmbim të votës.

Punësimi i së paku 13 mijë shqiptarëve me kontrata të përkohshme, në periudhën e fushatës zgjedhore.

Rritja e pagave do të hetohet, 63 mln nga paratë e buxhetit të shtetit për administron e cila nga 2013 është shndërruar në skuadron të PS. Në periudhë zgjedhore këta njerëz përdoren për vota.

DO të hetohen 505 mln tendera, prokurime, koncesione vetëm në periudhën nëntor-dhjetor 2020 që janë plotë 807 kontrata.

Do të hetohet 125 mln euro nga fondet publike për tërmetin e 2019. Fatkeqët dy dimra i kaluan jashtë, ndërkohë disa javë para zgjedhjeve u shpërndanë 125 mln euro përkundrejt blerjes së votës.

Do të hetohet ‘qershia mbi tortë’, spiunazhi modern, 910 mijë shqiptarë të spiunuar prej procesit famëkeq të patronazhistëve”,- tha Alibeaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sheqeri i fshehur në dietën e përditshme, ekspertët paralajmërojnë për rreziqet e konsumit të...

0
Sheqeri ndikon pothuajse në çdo pjesë të trupit të njeriut, nga funksionimi i trurit deri te shëndeti i zemrës, shpesh në mënyra që nuk...

“Do të monitorojmë çdo kantier”, Bashkia e Tiranës ndëshkon depozitimin e paligjshëm të mbetjeve...

0
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një tjetër aksion kundër ndotjes së hapësirave publike, duke ndëshkuar një rast të depozitimit të paligjshëm të mbetjeve inerte,...

“Ti je tullë e djegur”, shpërthen debati pas sfidës së rezistencës në “Big Brother...

0
Sfida e rezistencës në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” ka sjellë tensione të forta dhe debate të ashpra mes banorëve, duke nxjerrë në...

Vitamina D mund të ulë rrezikun e hospitalizimit për infeksione serioze të frymëmarrjes

0
Një studim i madh nga Universiteti i Surrey, i publikuar në The American Journal of Clinical Nutrition, ka zbuluar se niveli i ulët i...

Artan Hoxha: “Nëse Rama nuk shkon vetë, agjentët e BKH mund ta thërrasin në...

0
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë në zyrën e kryeministrit Edi Rama për të marrë deklarime...