18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

PD depoziton në Kuvend projekt propozim për heqjen e imunitetit të deputetëve

Sekretari për Reformën Zgjedhore dhe Përfaqësuesi Ligjor i PD-së, Rezart Kthupi, ka njoftuar se Partia Demokratike ka depozituar një projekt propozim në Kuvendin e Shqipërisë me qëllim krijimin e një mekanizmi ligjor për heqjen e plotë të imunitetit të deputetëve.

Në deklaratën e tij për mediat, Kthupi ka ftuar të gjithë deputetët të votojnë projekt vendimin si shenjë e vullnetit të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe besimit në organet e drejtësisë. PD ka konsideruar imunitetin e deputetëve si një rudiment dhe një simbol të pabarazisë ndërmjet zgjedhësve dhe të zgjedhurve.

Projekti i propozuar krijon bazën ligjore për heqjen e plotë të imunitetit, duke lejuar deputetët të dorëzojnë një deklaratë me shkrim pranë kryetarit të kuvendit, duke hequr dorë nga procedurat parlamentare brenda një periudhe prej 5 ditësh nga miratimi i propozimit.

Partia Demokratike vlerëson se reforma në drejtësi, të cilën ajo e ka mbështetur në cdo hap, ka prodhuar më në fund një drejtësi të pavarur nga politika, e cila ka krijuar besimin dhe ka mbështetjen e gjerë qytetare në punën e saj për hetimin dhe goditjen e korrupsionit e lartë të politikës dhe administratës shtetërore.

Në kushtet e një drejtësie të pavarur partia demokratike vlerëson se çdo qëndrim kundër heqjes së plotë të imunitetit për deputetët është një tentative për të mos lejuar hetimin e korrupsionit të politikanëve apo të njerëzve të lidhur me ta.

Ftojmë të gjithë deputetët e kuvendit të Shqipërisë që të votojnë projekt vendimin e depozituar nga Partia Demokratike si shenjë e vullnetit të tyre në luftën kundër korrupsionit dhe besimit në organet e drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...