29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Operacioni Policor “De Facto”: Goditje ndaj Call Centerëve në Tiranë për mashtrimit kompjuterik

Policia e Shtetit ka njoftuar se, në kuadër të operacionit “De Facto”, janë zbuluar dhe goditur 2 call centera të tjerë në Tiranë, ku kryhej mashtrim i shtetasve në kontinente të ndryshme. Gjatë operacionit, janë arrestuar shtetasit Bekim Byberi, Jani Janko, Klaudio Demiri dhe Andi Lleshaj. Në këtë kontekst, janë sekuestruar 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, dhe dokumente të tjera të rëndësishme për hetim.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas kryenin veprimtari të paligjshme nëpërmjet dy call centerave të regjistruara në mënyrë fiktive. Ata mashtroheshin shtetas të ndryshëm për të investuar në tregje fiktive, veprimtari kjo që kryhej kryesisht gjatë orëve të natës. Gjithashtu, dyshohet se të ardhurat nga ky mashtrim i organizuar pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Në një njoftim, Policia e Shtetit ka bërë thirrje për administratorët e subjekteve ekonomike të mos e kthejnë biznesin e tyre në call centera të cilat shërbejnë për mashtrim të shtetasve. Kontrollet dhe hetimet do të vazhdojnë me intensitet, duke synuar identifikimin dhe arrestimin e të gjithë të përfshirëve në këtë veprimtari kriminale, si dhe sekuestrimin e aseteve të përfituara në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të mbeshtetura te informacionet e inteligjencës policore që janë siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, si dhe të kryera me objektiv evidentimin dhe goditjen e rasteve të mashtrimit kompjuterik, nëpërmjet call centerave, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “De facto”.

Gjatë operacionit: u zbuluan 2 subjekte të tjera ku kryhej kjo veprimtari kriminale, u vunë në pranga shtetasit B. B., 31 vjeç, J. J., 31 vjeç, K. D., 30 vjeç dhe A. Ll., 34 vjeç, të katërt banues në Tiranë, përgjegjës te 2 call centerat, si dhe u shpallën në kërkim administratorët e këtyre subjekteve, shtetasit E. A. dhe A. O..

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, në kryeqytet, të cilat ishin regjistruar në mënyrë fiktive, si aktivitete të tjera tregtare, të ligjshme, mashtronin shtetas në kontinente të ndryshme, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneroheshin nga kjo veprimtari kriminale, pastroheshin nëpërmjet bizneseve të të afërmve të shtetasve të implikuar në këto raste.

Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 10 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 9000 euro, 82 njësi kompjuterike, 23 celularë, 1 DVR, 2 USB, 50 karta me numra celularësh, të kompanive të huaja, dhe dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A. dhe A. O., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...