26.5 C
Tiranë
Monday, September 23, 2024
spot_img

“PD do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 14 majit”, deklaron Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka  deklaruar në “Task Force” se PD do të dalë forcë e parë në zgjedhjet e 14 majit dhe do të fitojë bashkitë e rëndësishme. 

Lideri i opozitës tha se veprimet e Ramës dhe Veliajt tregojnë se e dinë që do humbin.

Berisha iu referua sondazheve duke theksuar se e nxerrin Veliajn humbës në Tiranë.

“Kandidatët e PD janë sot njerëzit më ballëhapur në betejën elektorale se kurrë më parë. Mediat i njohin. Fitore konsideroj votën e shumicës së shqiptarëve për forcën tonë politike, votën në qendrat më të rëndësishme të vendit. Ne kemi shanse shumë të mëdha. Nëse e shihni verbërinë me të cilën vepron Edi Rama tregon se po humbet. Kanë një tmerr të brendshëm. Shihni ç’po bën Erion Veliaj. Ai e di që është i humbur në Tiranë. Ka të gjitha poll-et që e tregojnë përtokë. Shqiptarët e shohin që ai mashtron për çdo gjë. Shpall tenderin më 19 dhjetor, e bën me mjetet e bashkisë dhe në datën 9 janar do të mbyllte tenderin me një kompani fiktive për të futur 470 mln lekë në xhep”, u shpreh Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT