22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

PD mblidhet më 12 mars për listat e deputetëve, ja marrëveshjet e arritura me aleatët

Partia Demokratike ka njoftuar se të mërkurën, më 12 mars, do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar për të finalizuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit. Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 19:00.

Kjo mbledhje vjen në ditën e fundit të afatit zyrtar për dorëzimin e listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Pas arritjes së marrëveshjeve mes PD-së dhe 25 partive aleate, pritet që të finalizohen emrat që do të garojnë nën siglën e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

Një nga aleatët kryesorë të PD-së, Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës, ka konfirmuar se ai vetë nuk do të jetë në listë, por partia e tij do të ketë përfaqësues.

Ndërkohë, pakti mes Sali Berishës dhe Ilir Metës ka garantuar disa pozicione të sigurta për kandidatët e Partisë së Lirisë. Ilir Meta do të jetë kandidat në Tiranë në listën e hapur të PD-së, ndërsa një vend i sigurt pritet t’i jepet edhe Tedi Blushit.

Në Qarkun e Elbasanit, një tjetër vend i sigurt i është garantuar Partisë së Lirisë, ku emri më i përfolur është ai i ish-ministrit Edmond Haxhinasto.

Gjithashtu, në Qarkun e Fierit, Partia e Lirisë do të ketë një mandat të sigurt, ku emri i pranuar nga PD-ja është ai i Erisa Xhixhos.

Me këtë konfigurim, koalicioni opozitar synon të garojë me një listë të konsoliduar dhe të maksimizojë mbështetjen elektorale në zgjedhjet e ardhshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...