12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

PD publikon dokumente për afera të dyshuara korruptive me Energjinë Elektrike të Balluku-t

Partia Demokratike ka vazhduar të ngrejë akuza ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Energjetikës, Belinda Balluku, duke e akuzuar për përfshirje në një skemë të dyshuar korruptive lidhur me tregtinë e energjisë elektrike. Sipas dokumenteve të publikuara së fundmi nga PD, Balluku akuzohet se ka lejuar shitjen e energjisë elektrike me çmime më të ulëta dhe blerjen e saj me çmime më të larta jashtë bursës së energjisë, duke krijuar kështu favorizime për kompani private në mënyrë të paligjshme dhe duke sjellë një dëm të vlerësuar prej rreth 180 milionë euro për buxhetin e shtetit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka publikuar dokumente që mbështesin padinë e tyre të dorëzuar në SPAK. Në këto dokumente argumentohet se Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), gjatë datave 20-23 qershor, ka shitur 24,000 megavat energji elektrike me një çmim prej 85.6 lekë për megavat, ndërsa çmimi në bursën ALPEX të Shqipërisë ishte 112.6 lekë për megavat. Bardhi thekson se kjo shitje me çmim më të ulët ka shkaktuar buxhetit të shtetit një humbje prej 648 mijë euro vetëm për këto tre ditë specifike.

Këto akuza për menaxhim të keq të situatës për blerjen e energjisë dhe favorizimin e paligjshëm të kompanive private kanë shtuar tensionet mes Partisë Demokratike dhe qeverisë, ndërkohë që PD vazhdon të kërkojë transparencë dhe përgjegjësi për menaxhimin e fondeve publike.

Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.

Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit.

Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...