Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar lidhur me situatën e djegies së pyjeve në ishullin e Sazanit. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, Peleshi tha se ishin neutralizuar 14 vatra zjarri dhe se po vijonin operacionet për shuarjen e flakëve.
Postimi i Plotë nga Peleshi:
Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.
Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse.