13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Pendohet i ‘penduari’ i grabitjes së Rinasit, ka prishur marrëveshjen me prokurorinë

Alkond Bengasi, bashkëpunëtor i drejtësisë në procesin ndaj tetë të akuzuarve për grabitjen e miliona eurove në Rinas, ka prishur marrëveshjen me prokurorinë.

Ai është tërhequr nga dëshmia e dhënë para prokurorëve gjatë hetimit të ngjarjes, ku rrëfente detaje të përgatitjes së megagrabitjes së 9 prill 2019 në pistën e aeroportit si dhe takime me të bashkëpandehurit.

Burime pranë Gjykatës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bënë me dije se përmes një deklarate me shkrim, i penduari Bengasi ka vënë në dijeni gjykatën dhe prokurorët e SPAK, se mohonte deklarimet e dhëna më herët prej tij.

Ai ka pretenduar se rrëfimi i ishte marrë në kushte presioni dhe se nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen apo akuzat e ngritura kundër tij. Njëkohësisht Bengasi është tërhequr edhe nga kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Alkond Bengasi ka qenë punonjës në varrezën e makinave ku dyshohet të jetë modifikuar furgoni ‘Chervolet’ i përdorur në grabitje. Ai pretendoi në rrëfimin e tij se e kishte njohur mjetin në pamjet e publikuara nga grabitja dhe se nga takimet me të bashkëpandehurit kishte dëgjuar se ‘do të kishte një tronditje të madhe’.

Për grabitjen e ndodhur në Rinas SPAK ka dërguar për gjykim Klement Çalën, Eldi Çalën, Oltion Veselin, Elton Piklin, Saimir Çelën, Renaldo Sulën, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Sipas SPAK, keru i grupit kriminal ishte Admir Murati, i cili u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë.

Në senacën gjyqësore të kësaj të enjteje, gjykata  i dha kohë prokurorisë të shprehet në lidhjeje me disa kërkesa për pavlefshmëri aktesh të bëra nga avokatët e të pandehurve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...