14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Pengesat në miratimin e ndryshimeve në Kapitullin 35 të negociatave me Serbinë

Edhe pse kanë kaluar plot dy muaj prej kur Komisioni Evropian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS) paraqitën propozimin e tyre për ndryshimin e kushteve në Kapitullin 35 të kornizës negociuese për Serbinë, në Këshillin e BE-së ende nuk është arritur konsensusi i nevojshëm për miratimin e këtyre ndryshimeve.

Radio Evropa e Lirë mëson se mes vendeve anëtare ende ka dallime në qëndrime dhe Presidenca belge e Bashkimit Evropian po përpiqet për të tejkaluar këto dallime. Burime diplomatike në BE thonë se ky çështje do të diskutohet nga ambasadorët e BE-së në COREPER gjatë muajit prill. Çështja ka ardhur për diskutim pasi BE-ja kërkon të përfshijë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën në kushtet e negociatave si kusht për Serbinë.

Gjatë takimit të fundit në dhjetor të vitit 2023, vendet anëtare kishin kërkuar nga Komisioni Evropian që të dorëzojë propozimin për ndryshimet e kornizës negociuese deri në fund të janarit të këtij viti. Ndërkohë, dy ditë pas skadimit të këtij afati, në fillim të shkurtit, Komisioni Evropian dhe EEAS kishin paraqitur propozimin e tyre.

Ndryshimi në kornizën negociuese synon të përfshijë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Kosovën si kusht të veçantë për Serbinë, duke e bërë atë një kusht të dukshëm për avancimin në procesin e anëtarësimit në BE. Megjithatë, vendet anëtare, sidomos Hungaria, kanë shprehur rezerva ndaj kësaj iniciative duke e bërë të vështirë miratimin e ndryshimeve në Këshill.

Korniza negociuese e BE-së është dokumenti bazë për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit me një vend kandidat. Serbia ka hapur negociatat për anëtarësim në BE në vitin 2014 dhe deri më tani ka hapur për negociim 22 nga 35 kapituj. Sanksionet e BE-së ndaj Rusisë kanë parandaluar hapjen e kapitujve të rinj nga viti 2021.

Duke qenë se është kaluar më shumë se një vit që Marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë është arritur, miratimi i ndryshimeve në kornizën negociuese është konsideruar i domosdoshëm për të vazhduar përpara me procesin e negociatave me Serbinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...