22.6 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Trepça e Mitrovicës fiton Ligën Unike në Vlorë në një finale të fortë

Në një atmosferë të ndezur dhe emocionuese për një finale, Trepça e Mitrovicës fitoi Ligën Unike në Vlorë pas një sfide të fortë kundër Yllit të Suharekës.

Ndeshja u zhvillua në pallatin e sportit të Vlorës para një audience të madhe, ku tifozë të shumtë shqiptarë nga Kosova kishin ardhur për të mbështetur skuadrat e tyre. Trepça fitoi me rezultatin e ngushtë 67-66.

“Bëmë një lojë të fortë dhe e përgëzoj Yllin për rivalitetin. Finalet gjithmonë janë të vështira,” – tha Drilon Hajrizi, një nga basketbollistët e Trepçës. “Kjo është kupa e tretë që fitojmë me radhë, por për ne ka një kuptim të veçantë. Lidhjet e shumta mes Mitrovicës dhe Vlorës nga kohërat e Isa Boletinit dhe Ismail Qemalit bëjnë këtë kupa më të rëndësishme për ne.”

Edhe pse momenti i ngritjes së trofeut shkaktoi disa probleme teknike kur trofeu u shpërbë në duart e kapitenit të Trepçës, kjo nuk i pengoi ata të festonin triumfin e tyre. Liga Unike, e cila përfshin 8 skuadra – 4 nga Shqipëria dhe 4 nga Kosova, ka si qëllim jo vetëm rritjen e cilësisë së sportit, por edhe bashkimi i dy komuniteteve shqiptare përmes sportit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...