14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Për këta nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç kontrollit të territorit”/ Meta: “Këta duan që pedagogët dhe studentët e mirë të largohen”

Meta deklaroi se nuk mbyll asnjë derë bashkëpunimi për opozitën por shtoi se shqiptarët e kanë të qartë se kush ka ndjekur axhendën e Edi Ramës duke luajtur me gjakun e demokratëve.

“Nesër është protesta e pedagogëve. Nuk ka protestë më kombëtare se ajo. Të gjithë duhet të tregojnë mbështetjen e tyre., Këta duan që pedagogët dhe studentët e mirë të largohen. Për këta nuk ka rëndësi asgjë tjetër përveç kontrollit të territorit. Nuk kanë këta as interesin për integrimin europian. Nuk bëjnë dhe shumë marrëzira të tjera. Do ishin bërë reformat në kohë.
Çdo datë gëzon mbështetjen tonë të plotë. Sot nuk kemi asnjë këshilltar të opozitës në ndonjë pushte vendor të ligjshëm. Unë kam qenë vetë president. Është detyra e tij të thërrasë dhe dëgjojë brenda hapësirave të tij. Unë i thashë presidentit të zbardhet dekreti një orë më parë që të gjithë ta dinë datën e zgjedhjeve. Dhe së dyti mbështes çdo vendim të tij.
Unë nuk mbyll asnjë derë se nuk është detyra ime as të mbyll dhe as të hap. Kam që në dy mars që jam në shesh përballë këtij regjimi. Si president kam qenë i vetëm me përkrahjen e popullit dhe njerëzve të ndershëm. Kam një forcë politike që pavarësisht nga traumat që ka kaluar ka një dinamikë që do të jetë spektakolare. Të gjithë mund ta gjykojnë ku qëndron njëri dhe tjetri në raport me opozitën. Ndjekin axhendën e Edi Ramës për të dobësuar opozitën.
 Tani shqiptarët do orientohen shumë më lehtë. Për çdo bashkëpunim me Edi Ramën kur njerëzit janë rrahur nga policia re Edi Ramës, ajo është tradhti. Të luash me gjakun e njerëzve që kanë qenë në opozitë me Edi Ramën. Qytetarët këto i lexojnë shumë lehtë. Kam komunikim. Nuk kam ndërprerë komunikimin me askënd. Jam me të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vërtetë. 8 vite janë shumë”, deklaroi Meta.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...