11.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Përdori pasaportën diplomatike dhe zonën vip, stilisti kodovar kapet me drogë ne aeroport

Stilisti i njohur kosovar Valdrin Sahiti akuzohet për veprën penale, blerje dhe posedim të dograve e stimuluesve dhe se autoritetet kosovare janë informuar nga policia turke për arrestimin e tij.

Sipas medias, ky i fundit është kapur në aeroport me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika e Kosovës dhe ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit.

Por pas dyshimeve të policisë turke, ai është kontrolluar dhe iu është gjetur drogë.

Megjithatë, në postimet në dy adresat zyrtare të Instagram të Valdrin Sahitit janë publikuar foto e video të tij nga Dubai.

Stilisti është pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish-ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT