11.5 C
Tiranë
Sunday, February 1, 2026
spot_img

‘Përdorim i armëve kimike “do ta ndryshonte në themel” konfliktin Rusi-Ukrainë/ Samiti i NATO-s, Rama shfaqet në rreshtin e parë

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po mbahet samiti i NATO-s, me pjesëmarrjen dhe të presidentit amerikan Joe Biden.

Ky takim vjen në një nga momentet më të vështira për aleancën paqeruajtës, e cila po përballet me thirrje të vazhdueshme për të ndërhyrë në konfliktin në Ukrainë, duke mbyllur hapësirën ajrore, për të ndalur sulmet nga ruse nga ajri.

Rama shoqërohet në samitin e sotëm nga ministri i mbrojtjes Niko Peleshi dhe nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka.

Siç shihet dhe nga pamjet, Rama shfaqet nga afër duke biseduar me kryeminsitrin kanadez Turdeau, si dhe më pas në krah të liderve të tjerë duke bërë foton zyrtare të rastit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha para takimit të sotëm se Vladimir Putin ka bërë “gabim të madh” me pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

Duke folur para samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s më 24 mars, Stoltenberg ka thënë se liderët do të diskutojnë “nevojën për riorganizim të parandalimit dhe mbrojtje në periudhë afatgjatë”.

Aleanca ushtarake ka thënë se do të dyfishojë numrin e dislokimeve që ka në Evropë, duke përmendur Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë dhe Bullgarinë.

“Presidenti Putin ka bërë gabim të madh duke nisur luftë kundër një kombi të pavarur dhe sovran. Ai ka nënvlerësuar fuqinë e popullit ukrainas, trimërinë e popullit ukrainas dhe forcat të tyre të armatosura”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve para takimit.

Ai ka thënë se secili përdorim i armëve kimike “do ta ndryshonte në themel” natyrën e konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës dhe përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.

“Serioziteti i përdorimit të armëve kimike natyrisht se rritet edhe më shumë duke pasur parasysh rrezikun e helmimit… mund të ketë përhapje të agjentëve kimikë edhe në territorin e NATO-s”, ka thënë ai. Ai nuk ka përmendur si do të mund të reagojë NATO-ja në rast të ndonjë sulmi të tillë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tiranë: Arrestohen dy agjentë imobiliarë për mashtrim me blerje apartamentesh

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Agjentët e rremë”, duke arrestuar dy shtetas, bashkëjetues, të dyshuar për mashtrim ndaj qytetarëve në emër...

Greqi: Sekuestrohen rreth 75 kg kanabis pranë kufirit me Shqipërinë, një shqiptar në pranga

0
Policia greke në Rajo të Igumenicës ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis gjatë një kontrolli të një automjeti që vinte nga kufiri gjelbër me...

Tiranë: Arrestohen 4 persona për trafik armësh në operacionin “Lockdown”

0
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Lockdown” pas një hetimi dy mujor, duke arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje...

Limi largohet nga Big Brother VIP Kosova: “ Stitchi gjithmonë zgjedh veten”

0
Banori Limi ka njoftuar largimin nga gara e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar përvojën brenda shtëpisë si “të paharrueshme”. Ai tregoi se...

Berisha konfirmon: Protesta e 10 shkurtit do të fokusohet vetëm në Tiranë

0
Ish-kryeministri Sali Berisha u përgjigj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me organizimin e protestës së 10 shkurtit, duke bërë të qartë se...