21.1 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Ministri i mbrojtjes në Rusi zhduket në mënyrë të mistershme, prej një jave asnjë dalje në publik

Kanë kaluar 29 ditë që kur Rusia filloi agresionin ushtarak kundër Ukrainës dhe 13 ditë që publiku nuk e pa ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Siç thekson gazetari i MediaZone, Dmitrij Treshqanin, Shoigu nuk është shfaqur në publik që nga 11 marsi.

Duke marrë parasysh këtë detaj, media ruse e ka shqyrtuar në detaje praninë mediatike të ministrit rus të Mbrojtjes që kur Rusia nisi agresionin më 24 shkurt.

Informacionet më të fundit të përditësuara në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes janë nga 11 marsi.

Atë ditë, Shoigu foli në telefon me homologun e tij turk, Hulusi Akar dhe më pas shkoi në Spitalin Ushtarak Mandrika në Moskë, ku i dekori ushtarët rusë që “shkëlqyen në një operacion special ushtarak”, përcjell Telegrafi.

Lajmi tjetër zyrtar për Shoigun është më 18 mars. Sipas faqes qendrore të Kremlinit, ministri i Mbrojtjes mori pjesë në një takim me presidentin rus Vladimir Putin dhe anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, i cili u mbajt përmes video-lidhjes. Kremlini nuk ka publikuar asnjë foto apo video nga ky takim.

Në të njëjtën ditë, Channel 1 i drejtuar nga shteti rus transmetoi pamjet e Shoigut duke shpërndarë çmime për ushtarët që morën pjesë në një “operacion special ushtarak”. Ky televizion pretendoi se çmimet u dhanë “sot”, por gazetarët vunë re se regjistrimi përkonte me regjistrimin e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes më 11 mars.

Sipas Agjencisë, që nga fillimi i pushtimit e deri më 11 mars, çdo ditë ka pasur raportime se Shoigu ka marrë pjesë personalisht në ngjarje të ndryshme.

Shoigu është zakonisht shumë aktiv në media, ku sipas MediaZone, PR është “arma kryesore” e ministrit të Mbrojtjes. Me sa duket, imazhi publik i Shoigut është aq i rëndësishëm sa një gamë e gjerë njerëzish janë të përfshirë në PR-në e tij – nga zyrtarë të zakonshëm të Ministrisë së Mbrojtjes te “gjeneralë të mëdhenj”.

I pyetur se çfarë ka ndodhur me ministrin Shoigu dhe pse ai nuk ka dalë në publik që nga 11 marsi, një burim pranë ministrit të Mbrojtjes tha për MediaZone se Shoigu nuk ndihej mirë dhe se kishte “probleme me zemrën”.

Mediat shkruan në fund të shkurtit se Shoigu ishte “përjashtuar” nga rrethi i ngushtë i Putinit, i cili ka të paktën tetë persona. Llogaria e Kremlinit në Instagram, siç kanë vënë re disa media, nuk ndjek më Shoigun dhe të parin e diplomacisë Sergei Lavrovin.

Vlerësohet se ka një “rindërtim në krye të qeverisë ruse” dhe se Putin po dëbon ata që nuk i janë besnikë.

Përveç Shoigut, është vënë re edhe zhdukja nga sytë e publikut të Viktor Zolotovit, kreut të Gardës Kombëtare Ruse dhe një prej këshilltarëve më të afërt të Putinit. Deklarata e tij e fundit publike daton në 15 mars, kur ai tha “se operacioni ushtarak rus në Ukrainë nuk shkoi aq shpejt sa dëshironte Kremlini”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...