11.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

“Përdorni energjinë diellore!”/ Rama-bizneseve: Duhet t’i biem lapsit të gjithë

Në takimin e sotëm me “Dhomat e Tregtisë”, kryeministri i vendit Edi Rama u ka kërkuar bizneseve që të përdorin energjinë diellore në mënyrë që të kursejnë atë elektrike.

Rama theksoi se ka ardhur koha që lapsit t’i bien gjithë, pasi Shqipëria edhe në ditën e saj më të mirë nuk e prodhon dot sasinë e energjisë elektrike që konsumon.

Rama: Dua të nënvizoj situatën me energjinë. Dua të theksoj nevojën për konsumin energjitik, përdorni energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë. Dëshiroj të theksoj nevojën që të nxisim kalimin e konsumit energjetik dhe biznesi mund ta paraprijë. Me burim energjinë diellore. Është koha për t’i rënë lapsit të gjithë që investimet për të prodhuar energji në fabrikë të pranohen nga shteti si investime që duhet të përkthehen në shkëmbim energjie në rrjet.

Nuk e ka shpikur Akoma bota formulën për të future në rrjet energjinë diellore. Çdo investim që bëhet në një vend si Shqipëria për të prodhuar konsumin e energjisë vetë nga dielli është fitimprurës dhe ul ndjeshëm kostot e energjisë për biznesin. Ne jemi krejtësisht të hapur të konsiderojmë instrumente për t’i bërë këto investime. Nuk dëshiroj të hedhim ide të pakoadura por i mirëpresim idetë nga ju dhe kushdo tjetër si mund të lehtësojmë investimin. Duke e harruar shkëmbimin e energjisë. Kjo nuk mund të ndodhë. Ne nuk bëjmë dot aventua të tilla, por çdo gjë tjetër që ka të bëjë me lehtësimin, ne jemi të gatshëm ta bëjmë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tritoli ndaj makinës së Oltjon Klosit: 7 të arrestuar, zbardhet skema e atentatit

0
Policia ka zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me tritol i makinës së Oltjon Klosit, i ndodhur më 10 mars, duke vënë në pranga...

Operacioni “Synimi” në Tiranë: Kapet me tritol dhe armë, arrestohet 46-vjeçari

0
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Synimi”, duke goditur një rast të transportimit dhe tentativës për shitje të armëve dhe...

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...