19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Përfitoi shuma të mëdha eurosh përmes mashtrimit, ish-punonjësja e BSH Milena Deraj ndërtoi shtëpi në Tepelenë

Zbardhet dosja hetimore në lidhje me arrestimin e Milena Derajt, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila akuzohet për mashtrim me pasoja të rënda.

Rasti i parë bën fjalë për një shumë që Deraj ka marrë, konkretisht 340 mijë euro, ku një pjesë të tyre, ajo e ka përdorur për të investuar për një shtëpi në Salari në Tepelenës.

Ndërkohë, shtetases Elira Shyti pretendohet se Deraj i ka marrë 250 mijë euro, me prentendimin se do t’i investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa. Por mësohet se ish-punonjësja e BSH-së i ka kthyer vetëm 5 mijë euro Shytit.“Nga veprimet hetimore na rezulton se kjo shtetase ka mashtruar më shume se një herë shtetas të ndryshëm, në shuma të mëdha parash. Ditën e sotme, është paraqitur shtetasja Milena Deraj pranë drejtorisë së Policisë së Tiranës ku ka kallëzuar se është kërcënuar nga shtetasit Abedin dhe Shyqyri Ferracaku, të cilëve i kishte marrë një shumë prej 340 mijë euro për t’i ndihmuar në një çështje gjyqësore në prokurorinë e Shkodrës, por pasi ka marrë këtë shumë parash, ka investuar një pjesë të tyre në një shtëpi në fshatin Salari në Tepelenë, duke mos jua kthyer më këto para. Po ashtu një tjetër shtetase, Elira Shyti, person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, por dhe e pranishme gjatë zhvillimit të ngjarjeve, e cila ka kallëzuar se Deraj e ka mashtruar atë në shumë prej 250 mijë euro, me prentendimin se do t’i investonte në bono thesari dhe se do të përfitonte shuma të larta me interesa. Por në fakt në total Milena i ka dhënë një shumë prej 5 mijë eurosh, e më pas pjesën tjetër të parave nuk ja ka kthyer më, por as duke përmbushur qëllimin për të cilin kishte marrë paratë.”, thuhet në dosjen hetimore.

Kujtojmë se gjykata e Tiranës caktoi masën ‘arrest me burg’ për Derajn, e cila deklaroi në sallën e gjyqit se ishte marrë peng dhe kërcënuar nga 4 banda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...