11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Përfundimet e Institutit të Mjekësisë Ligjore për tragjedinë e Shkodrës: Asnjë substancë toksike në trupat e viktimave

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka publikuar përfundimet për tragjedinë e 2 majit në Shkodër, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj humbën jetën. Sipas analizave toksikologjike, është konfirmuar se nëna dhe fëmijët nuk kishin konsumuar asnjë lloj lënde që mund të kishte ndikuar në marrjen e aktit tragjik të mbytjes.

Gazetarja e “Jetë Shqiptare”, Aida Topalli, informoi se Instituti i Mjekësisë Ligjore i ka dërguar Prokurorisë së Shkodrës përgjigjen e analizave toksikologjike për katër viktimat. Nga analizat është konstatuar se nuk kanë konsumuar asnjë lloj lënde që të ketë ndikuar në aktin final. Për më tepër, përgjigjja për dy fëmijët e Alma Arrazit ka treguar se shkaku i vdekjes ishte mbytja dhe nuk është konstatuar asnjë lloj dhune.

Megjithatë, ende pritet përgjigjja për analizat lidhur me shkakun e vdekjes së Alma Arrazit dhe njërin prej fëmijëve të saj. Për këtë tragjedi është arrestuar bashkëshorti i viktimës dhe babai i fëmijëve, Erdgys Arrazi, nën akuzën e ushtrimit të dhunës në familje. Hetimet deri tani tregojnë se Arrazi ka ushtruar dhunë, gjë që mendohet se ka shtyrë 39-vjeçaren drejt aktit të vetëflijimit.

Konfliktet në familje duket se kishin filluar prej kohësh, pasi Alma Arrazi kishte zbuluar tradhtinë e bashkëshortit të saj me një vajzë shumë më të re. Edhe pse 32-vjeçari ka mohuar akuzat, duke treguar se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor, familjarët e viktimës pretendojnë se ai kishte një lidhje jashtëmartesore, çka është marrë në konsideratë si pistë hetimi nga autoritetet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...