11.5 C
Tiranë
Tuesday, November 26, 2024
spot_img

Përfundon nën prangat e Policisë së Kosovës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina

Ka përfunduar nën prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina.

Telegrafi raporton se Morina është arrestuar në një lokal në Prishtinë dhe pritet të sillet në Shqipëri.

Fjolla është e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap  me dy pistoleta në veturën e saj, shoqëruar nga dy bashkëudhëtarë meshkuj.

Gjykata e Kukësit dënoi me 6 vite burg këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, për veprën penale të “Trafikut të armëve dhe municionit”.

Morina ishte mbajtur në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT