30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Protesta e pronarëve të lokaleve në Vlorë/ “Kemi vendosur 24 orë blackout, do qëndrojmë mbyllur deri mëngjesin e nesërm”

Oraret kufizuese dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00 ka ngritur në protestë pronarët e lokaleve në Vlorë.

Pas vendosjes së Himnit Kombëtar në shenjë simbolike mbrëmjen e së dielës, ata kanë vendosur të mbajnë mbyllur subjektet e tyre për 24 orë.

Mbyllja e rreth 90 lokaleve nisi mëngjesin e ditës së sotme dhe do të zgjasë deri mëngjesin e së martës.

Ndërkohë biznesmenët kanë paralajmëruar se përgjatë mbrëmjes secili prej tyre do të përcjellë nga një mesazh me pankarta.

“E mbrëmshmja ishte një protestë simbolike. Vendosëm Himin Kombëtar 15 minuta para orës 22:00 dhe ndodhi ngjarja e pakëndshme me policinë e shtetit. Kemi fjetur shumë pak dhe kemi vendosur që të gjithë bashkë në shenjë simbolike t’i mbajmë mbyllur të gjithë lokalet dhe të shpërndajmë mesazhet tona që Vlora nuk është qytet me orare mortor, por një qytet turistik, që ka bërë maksimumin për turizmin, ku biznesmenët sakrifikojnë në çdo aspekt dhe mundohen të mbajnë stafe të kualifikuara. Kemi vendosur 24 orë blackout, që ka filluar dhe në mbrëmje, kur të perëndojë dielli të gjithë bizneset do të nxjerrin nga një mesazh personal në një pankartë. Do qëndrojmë mbyllur deri mëngjesin e nesërm. Thirrjes i janë përgjigjur 100% të gjitha bizneset në Vlorë dhe kanë ngelur një pakicë me administrator Tirane, të mos përmendim emra. Janë diku tek 90 lokale të mbyllura në total,”– tha një prej pronarëve të subjekteve.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqiptar është beba, edhe nga nëna, edhe nga baba!” Juliana Nura zbulon shtatzëninë dhe...

0
Juliana Nura ka konfirmuar publikisht se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke i dhënë fund spekulimeve që kishin qarkulluar prej...

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...