13.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Përfundon orari zyrtar i votimit për zgjedhjen e kreut të PD, votojnë 13700 anëtarë

Deri në orën 17:00 Partia Demokratike ka njoftuar se kanë votur 13700 anëtarë. Kur votoi Basha dhe kundërshtari i tij, pjesëmarrja ka qenë e ulët. Pas votimit, ish kryedemokrati Lulzim Basha tha se ka ardhur koha për një ringritje të partisë ndërsa ngurroi t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve. Gjergj Hani ftoi demokratët të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor të cilin e quajti të drejtë.
I ftoj demokratët të votojnë masivisht sepse pasqyrohen zërat e tyre brenda partisë. Pjesëmarrja është vlerë e PD dhe demokracisë” tha Hani në një prononcim për median pasi votoi.

Në orën 8.00 ka nisur procesi i votimit dhe përfundoi në orën 19:00 të mbrëmjes. Anëtarët që do të votojnë në 71 qendrat e votimit duhet të paraqesin kartën e identitetit dhe kartën e anëtarësisë së Partisë Demokratike. Procesi deri më tani vijon normalisht në gjithë vendin. Numri i anëtarëve që pritet t’u drejtohen sot kutive të votimit është reduktuar në më pak se 1/3 krahasuar me zgjedhjet e fundit të vitit 2021 në PD, nga rreth 75 mijë anëtarë demokratë, në 25 mijë. Gjergji Hani nuk ka vëzhgues në qendrat e votimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT