8.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Përhapja e Omicron, masat e qeverisë për të frenuar përhapjen e Covid-19 nxisin protesta në shumë shtete

Në Shtetet e Bashkuara, senatorët demokratë Elizabeth Warren dhe Cory Booker njoftuan se kishin rezultuar pozitiv në testin për Covid-19, duke theksuar se të dy tashmë kishin marrë dozën e tretë të vaksinës dhe ishin me simptoma të lehta. Vala e pestë e pandemisë së koronavirusit, e nxitur kryesisht nga varianti Omicron, vazhdon të përhapet në të gjithë botën, duke mbingarkuar sistemet e kujdesit shëndetësor.

Në disa vende, masat e qeverisë për të frenuar përhapjen e Covid-19 kanë ndeshur në kundërshtimin e atyre që thonë se janë lodhur me bllokimet apo me masa të tjera, si vaksinimi i detyrueshëm. Presidenti amerikan Joe Biden pritet të mbajë një fjalim të martën për këtë çështje.

Protestat nga aktivistët kundër vaksinimit në qendër të Londrës u shoqëruan me dhunë gjatë fundjavës. Një turmë prej rreth pesë mijë njerëzish rrethuan policinë jashtë sheshit të Parlamentit gjatë marshimit “Të Bashkuar për Lirinë”. Disa prej tyre mbanin pankarta me mbishkrimin “Jo vaksinimit të detyrueshëm” dhe “E gjitha ka qenë një tufë gënjeshtrash”. Kjo pason shqetësimin e madh të shprehur nga kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, për rritjen e infeksioneve me variantin ngjitës të koronvirusit, Omicron.

“Ne jemi tepër të shqetësuar nga rritja e madhe e rasteve me variantin Omicron. Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur numrin më të madh të rasteve të reja që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 26,000 infeksione. Shtrimet në spitale po rriten, por edhe mungesat e personelit po rriten në nivele masive. Për këtë arsye, unë kam marrë vendimin, në konsultim me partnerët tanë, që të shpallim gjendjen emergjente”, tha ai.

Edhe në qytetet e tjera të mëdha evropiane si Barcelona dhe Parisi ka patur protesta kundër vendosjes së masave të reja kufizuese të nxitura nga përhapja e variantit Omicron. Holanda njoftoi një bllokim të plotë.

Të dielën, këshilltari kryesor i Presidentit Joe Biden për shëndetësinë, Dr. Anthony Fauci, i tha emisionit “This Week” të kanalit ABC se afërsisht 50 milionë amerikanë të pavaksinuar mund të mbingarkojnë sistemin e kujdesit shëndetësor që tashmë është i ngarkuar nga pandemia.

“Ky numër i madhe i njerëzve të pambrojtur dhe një virus si Omicroni që përhapet kaq shpejt, ka shumë të ngjarë që në disa pjesë të vendit të shkaktojnë një mbingarkesë të madhe në sistemin spitalor si dhe në punonjësit e kujdesit shëndetësor që tashmë janë shumë të lodhur”, tha Dr. Fauci.

Edhe punonjësit në spitalin “New Cross” në Anglinë qendrore kanë të njëjtin shqetësim.

“Në fillim të gjithë ishim të plotësisht të mobilizuar. Të gjithë ishin plotë energji. Por me kalimin e kohës, filloi të na duket se kjo nuk ka fund”, thotë Peta, infermiere në repartin e urgjencës.

Disa pacientë në spitalin “New Cross” janë plotësisht të vaksinuar, një dëshmi se varianti Omicron është shumë ngjitës.

“Më pëlqen të shkoj në palestër tre deri në katër herë në javë. Kurrë nuk jam sëmurë. Koronavirusi më ka rraskapitur. Nuk mendoja se kjo do të më ndodhte mua, pasi kisha marrë dy dozat e vaksinës, njërën në maj dhe tjetrën në korrik. Mjekët më thanë se nëse nuk do të isha plotësisht i vaksinuar, nuk do isha këtu”, thotë pacienti David Colley.

Që nga e premtja, Britania vendosi rekordin e tretë në po aq ditë me më shumë se 93,000 infeksione, ndërsa qyteti i Nju Jorkut raportoi numrin e më të lartë ditor të rasteve, me më shumë se 21,000 infeksione, duke e tejkaluar rekordin e mëparshëm të arritur në janar të këtij viti.

/VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...