12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Përjashtimi i Palokës dhe Leskajt/ Berisha: “Një akt jashtazakonisht i rëndë dhe opozita do i përgjigjet, parlamenti trajtohet thjesht si dyqani i Lindës”

Sali Berisha ka komentuar vendimin për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Edi Palokës dhe Bujar Leskajt.  Ish kryeministri në një konferencë për mediat tha se Parlamenti po trajtohet nga kryetarja e saj “si dyqani i Lindës”. Por ai garantoi se opozita do i përgjigjet mazhorancës.

“Unë prej kohësh kam folur për dyqanin e Lindës. Parlamenti trajtohet thjesht si dyqani i Lindës.

Kryetarja është një zonjë dhe mua në gjithë rastet më takon të vetëpërmbahem në qendrimet publike ndaj një zonje se nuk mund të tejkaloj disa standarte por në mënyrë të përsëritur i kam thënë që ti në këtë mënyrë do e cosh parlamentin drejt zhvillimeve shumë të rënda të paparashikueshme.

Ajo është viktimë e Ramës ndaj ne as kemi marrë as kemi ndërmend të marrim nisma kundra saj.

Përjashtimi i dy deputetëve është një akt jashtazakonisht i rëndë dhe opozita do i përgjigjet, kjo nuk ka dyshim. Ju garantoj që opozita do i përgjigjet.

Se nga një anë ke një njeri me një fjalor stërordiner që thotë fjalë që mua më vjen zor për ato zonja, se janë nëna, bashkëshorte, vajza, që ulin kokën e nuk thonë një fjalë, por ne do i përgjigjemi, prisni koha do e tregojë ne nuk mposhtemi.

Ne nuk bojkotojmë Parlamentin, nuk ka gjë më të vështirë se sa të shkosh në atë parlament e ku një qeveritar përdor atë fjalor të një rrugaci ordiner para gjithë asaj audience, gjithë shqiptarëve. Dëgjojnë një rrugac që thotë këto e ato, por dhe ne do i përgjigjemi”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...