Qafë Thanë – Një aksident rrugor është regjistruar në orët e fundit në aksin e Qafë Thanës, ku një kamion është përmbysur duke shkaktuar vështirësi të konsiderueshme në qarkullimin e automjeteve.
Sipas burimeve nga vendngjarja, nga mjeti është derdhur një sasi vaji në asfalt, duke e bërë segmentin tepër të rrëshqitshëm dhe duke rritur rrezikun për aksidente të tjera.
Fatmirësisht, nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Kamioni është përmbysur në zbritje, por është ndalur nga barrierat mbrojtëse, të cilat kanë shmangur një situatë më të rëndë.
Policia ka ndërhyrë menjëherë për të menaxhuar trafikun dhe për të garantuar sigurinë në zonë, ndërsa grupet hetimore kanë nisur punën për të zbardhur shkaqet e aksidentit.





