26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Përmbytjet në lindje të Afganistanit, raportohet për të vdekur

9 persona humbën jetën dhe 7 u plagosën si pasojë e përmbytjeve në provincën Parwan në lindje të Afganistanit, tha Hikmatullah Shamim, zëdhënës i Guvernatorit të Parvanit.

Sipas tij, përmbytjet goditën disa fshatra të krahinës pas reshjeve të dendura të të martës pasdite, duke shkatërruar 200 shtëpi, qindra hektarë tokë bujqësore, 36 km rrugë, disa kanale uji dhe duke vrarë dhjetëra kafshë.

Shërbimet meteorologjike të Afganistanit parashikojnë se në ditët në vijim do të shtohen shirat dhe do të ketë përmbytje në disa zona të vendit malor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT