10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Përplasje fizike mes kandidatit të PD dhe një shoferi kamioni në Korçë – Ndërhyn policia

Një incident fizik është shënuar në zonën e “Rrethrrotullimit të Mirasit” në qarkun e Korçës, ku është përfshirë kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati, së bashku me vëllain e tij, Altin Nallbati.

Sipas burimeve lokale, ngjarja ndodhi pasi një kamion që po udhëtonte transit në territorin shqiptar u ndalua në rrugë, pasi një fuoristradë e zezë i preu rrugën duke i dalë përpara. Nga mjeti zbritën dy persona, të cilët më pas u identifikuan si Bledjon dhe Altin Nallbati, të cilët kërkuan llogari drejtuesit të kamionit për, siç pretendohet, rrezikim gjatë qarkullimit.

Sipas dëshmive paraprake, debati verbal është përshkallëzuar në tentativë për dhunë fizike dhe përpjekje për të nxjerrë shoferin nga kabina. Ky i fundit ka rezistuar dhe ka refuzuar të zbresë nga mjeti.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë një patrullë policie, e cila shoqëroi të tre personat e përfshirë në komisariatin e Devollit. Pas marrjes në pyetje, të tre janë lënë të lirë.

Burime nga policia thanë se sipas deklaratës së Altin Nallbatit, incidenti nisi pasi kamioni “po ecte me shpejtësi dhe rrezikoi përplasjen me mjetin që ai drejtonte”.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe ka sjellë vëmendje mbi sjelljen e figurave politike në publik, veçanërisht në një kohë kur klima politike është e tensionuar për shkak të afrimit të zgjedhjeve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...