Një debat i ashpër ka shpërthyer sot në selinë e Partia Demokratike, mes drejtuesve të degës së Fushë-Krujës dhe Krujës dhe sekretarit të Përgjithshëm, Flamur Noka.
Konflikti ka nisur për shkak të kundërshtimit të degëve për shkrirjen e tyre në njësi të vetme, një vendim që sipas tyre cenon autoritetin dhe funksionimin e degëve që ata drejtojnë. Përplasja ka ndodhur pak para mbledhjes së koordinatoreve dhe drejtuesve politikë, dhe ka qenë e nevojshme ndërhyrja e ish-kryeministrit Sali Berisha për të qetësuar situatën dhe liruar sallën.
Burimet bëjnë me dije se tonet e ashpra janë dëgjuar edhe në korridoret e selisë blu, duke reflektuar tensionin e lartë brenda strukturave lokale të partisë.






