14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Përplasje në Komisionin e Ligjeve/ Mediu: ” Mos hapni dosjet e ish- të përndjekurve, nuk kemi moral”

Deputeti i opozitës, kreu i PR, Fatmir Mediu ka pasur një përplasje mendimesh dhe qëndrimesh me deputetin e PD, Enkelejd Alibeaj, lidhur me nismat për hapjen e dosjeve që po diskutohen në Komisionin e Ligjeve.

Mediu bëri thirrje sot të mos hapen dosjet e ish të përndjekurve politikë, pasi siç tha ai do ti shtoheshin vuajtjet dhe mundimet këtyre familjeve.

Duke folur në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohen dy nisma të PS-së dhe PD-së për dosjet, Mediu u shpreh se shtresa e të përndjekurve duhet të përjashtohet nga deklasifikimi i dosjeve.

Në përgjigje të deklaratës së Mediut, Alibeaj tha se ish të përndjekurit e kanë fisnikërinë që ta shohin njëri tjetrin në sy dhe të kuptojnë se ajo që u ka ndodhur është për shkak të regjimit komunist.

Fatmir Mediu: S’mund të kërkojmë hapjen e dosjeve për shtresën e të përndjekurve politikë. Ka histori manipuplimi të tmerrshme të presioneve brenda familjes që ne nuk mund ti rindezim për ata që kanë vuajtur, se nëse nuk i dhamë për një kohë mundësinë për tu intgruar si duhet, që për gjthë këto krime nuk ka asnjë përgjegjës sot, të paktën mos u shtojmë mundimet brenda familjeve apo raporteve të tyre për atë që ka ndodhur.

Nuk ka asnjë nga ne të drejtë të kërkojë të diskutojë për qendrimin apo moralin e atyre që u janë pushkatuar motrat, vëllezërit, baballarët, do ishte e pamoralshme nga ana jonë.

Nuk fillon cdo gjë kur na do qejfi ne për interesa të ngushta politike apo për qëllime të caktuara për të goditur politikisht e kjo nuk është e moralshme për një shoqëri demokratike.

Enkelejd Alibeaj: Unë jam i prirur që të shoh e lexoj dhimbjen që ka ndodhur ndaj gjithë të persekutuarve politikë. Dilema qenë gjithmonë kjo, të mos hapim dosjet se ndoshta mund të ketë pasur raste që vrazhdësia kriminaliteti i sigurimit mund të ketë shkuar dhe deri brenda familjeve të të përndjekurve politik e kjo do ishte mjet për të mos grisur plagë të vjetra por do kishte koston tjejtër, kriminaliteti dhe vrazhdësia e sigurimit të shtetit kurrë s’do dilte në pah.

Një dilemë morale, shpirtërore, e në fund ajo që unë kam bindje se duhet të ndodhë është: e vërteta na bën të lirë.

Ata që kundër dëshirës së tyre, të shantazhuar, mund të jenë thyer nga presioni komunist, shqpëria shqiptare sot dhe familjet e tyre duhet të kuptojnë ska qenë shkak thyerja e tyre por kriminaliteti i sigurimit të shtetit.

Të përndjekurit er kanë treguar fisnikërinë, se për shkak të saj janë masakruar nga regjimi konumnist që ta shohin njëri tjetrin në sy e të kuptojnë që ajo që u ka ndodhur ishte për shkak të sigurimit. Koha ka ardhur, koha ka kaluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...

Garda Revolucionare e Iranit paralajmëron SHBA: “Tërhiqni kompanitë dhe punonjësit nga Lindja e Mesme”

0
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të tërheqin kompanitë dhe punonjësit e tyre nga Lindja e Mesme, ndërsa...

Shpërthim me tritol në Lezhë, dëmtohet makina e një polici

0
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur orët e para të mëngjesit qytetin e Lezhës, ku një automjet në pronësi të një efektivi policie...