6.5 C
Tiranë
Sunday, March 29, 2026
spot_img

Përplasjet në protestën e PD,Karamuço:”Përdorën bomba artizanale që prodhohen në Kosovë

Në protestën e zhvilluar nga Partia Demokratike në Tiranë, nuk munguan përplasjet me Policinë e Shtetit dhe aktet e dhunshme. Gjatë tubimit u përdorën mjete shpërthyese artizanale, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar personat përgjegjës dhe origjinën e tyre.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, deklaroi se policia po heton për të zbuluar se kush i ka sjellë bombat artizanale dhe nga kanë ardhur ato. “Është një fabrikë në Kosovë që i prodhon, me disa filiale. Ka pasur edhe në Shqipëri, por nuk ekziston më. Përdoren për fishekzjarrë, por janë gjashtë herë më të fuqishme se ato që përdorin fëmijët për festa, të ashtuquajturat ‘shashka’. Policia po komunikon me autoritetet në Kosovë për të kuptuar se si vijnë dhe shpërndahen. Aty ka gjurmë gishtash. Edhe manipulimi dhe përgatitja e tyre përbën vepër penale, jo më përdorimi,” tha Karamuço.

Autoritetet po vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në incidentet e dhunshme, ndërsa situata mbetet e tensionuar pas tubimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 29 Mars 2026

0
♈ Dashi Ditë e favorshme për të planifikuar dhe për të nisur projekte të reja. Kujdes me vendimet impulsive në marrëdhënie. ♉ Demi Kërkohet qetësi dhe durim....

Parashikimi I motit, e Diel, 29 Mars 2026

0
Më 29 mars 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm, me kushte tipike pranverore dhe kthjellime të shpeshta në pjesën më të madhe...

Rama: “Po përgatitemi për zgjedhjet e 2027, organizimi është a-ja, pagat dhe pensionet rriten...

0
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar rëndësinë e organizimit të brendshëm dhe...

Rama në Asamblenë e PS: “Pensionet do të dyfishohen çdo vit, pagat rriten, shteti...

0
Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në Njësinë nr.2 këtë të shtunë, u ndal te çështjet ekonomike dhe sociale që prekin jetën...

“Mbylle gojën ose të nxjerr vetë jashtë” – Elisa Spiropali, sherri që tronditi mbledhjen...

0
Pas një viti në dy nga postet më të rëndësishme të shtetit – 6 muaj si kryetare e Kuvendit dhe 5 muaj ministre e...