22.5 C
Tiranë
Sunday, August 3, 2025
spot_img

Përsëri kompania Gjikuria fiton tenderat miliona euro nga qeveria !

Në Shqipëri është bërë e modës termi oligark, madje ai përdoret rëndomtë nga opozita, e cila çdo sulm ndaj firmave e lidh me biznesmenë që fitojnë tender pa fund nga qeveria.

Por sulmet nga podiumet e opozitës duken qartazi që janë selektive, pasi mund ato bëhen për interesave të caktuara, duke fshehur apo mbrojtur kompani që kanë fituar miliarda nga fondet e shtetit.

Një ndër këto firma që ka marrë tendera pafund është kompania Gjikuria Sh.p.k, e cila kohët e fundit ka fituar dhjetëra prokurime dhe ku pjesën më të madhe i ka përfituar në Tiranë dhe Vlorë.

Miliardat e fituara janë nga prokurimet publike ku Gjikuria i ka si subjekt më vete, por edhe në bashkëpunim me kompani të tjera. Kjo kompani duket se gëzon mbështetjen e segmenteve të caktuara të opozitës.

Tender i fituar nga koncesioni i rrugës

Firma Gjikuria ka lidhur një kontratë me ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës në formë koncesioni PPP në vlerën e 67,359,926 Euro për ndërtimin e të projektit të rrugës Porti i Jahteve-Orikum-Dukat. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 13 vjet.Por kjo nuk është mjaftuar me kaq, Gjikuria ka përfituar një shumë marramendëse për tenderat që shkojnë në 3,565,356,060 lekë të reja, ose rreth 30 milionë euro.

KY hulumtim është bazuar te të dhënat zyrtare të dhëna nga Open Data. Pikërisht kjo kompani ka fituar tendera pothuajse në të gjithë Shqipërinë dhe që për këtë kreu i partis demokratike Basha hesht e ruan nga rutina e tij e konferencave dhe shenjëstron vetëm një biznes të vetëm.

Tenderat 

– Shoqeria Koncesionare “Rruga Orikum – Llogara”- vlera e investimit 67,359,926 Euro

– Tendera të fituara si kompani Gjikuria shpk 743, 378, 477,20 lekë

Bashkia Tiranë

– Sistemimi i Përroit të Kallmit- 45,971,052.00

– Rikualifikim urban i bllokut qe kufizohet nga Blv Bajram Curri-Blv Petro N. Luarasi-Rruga Taulantia-Rruga Ali Demi-Faza I-  94,900,888.00

– Rehabilitimi i rrugëve të bllokut që kufizohet nga rrugët Fabrika e Qelqit, Konferenca e Pezës. Besim Alla dhe Jorgo Panajoti Faza I – 169909814.5

– Rikonstruksioni i infrastrukturës rrugore të bllokut që kufizohet nga rruga Qemal Stafa – rruga e Dibrës dhe rruga Bardhyl Lidhur- 161,221,244.00

Bashki te tjera

– Rikonstruksioni i godinës aktuale të Bashkisë Himarë 40,613,118.00

– Ndërtimi i rrjetit të jashtëm të kanalizimeve të ujërave të zeza dhe stacioni i pompimit, Lagja Potam   34160214.7

– Rikonstruksioni i Shkollës së Mesme ”Spiro Gjiknuri’, Himarë- 42,631,935.00

– Lezhë- Rikonstruksion i rrugës Superstradë -IEVP Shënkoll 33,824,250.00

– Sarandë- Përmirësimi i rrjetit të ujërave të zeza zona Hotel Butrinti deri te Kanali i Cukës 120,145,961.00

Tenderat e fituara si nenkontrakrore, apo në bashkëpunim me kompanitë e tjera

– Bashkia  Tiranë “Rikualifikim urban Blloku te Dogana, Njësia 7, Gjikuria & RT – 30,561,535.5

– Rikonstruksion pjesor i zyrave të Aparatit të Bashkisë Tiranë – Gjikuria shpk dhe Sinder Ab shpk 16,748,769.00

– Tiranë- Ndërtimi i Godinës së Re të Ujësjellësi GJIKURIA  & 4 A-M shpk 470,353,557.45

– Tiranë- Shërbimi i Pastrimit të Zonës Tirana I – Ante Group-Gjikuria 506,696,943.00

– G.P.G. COMPANY SHPK & GJIKURIA SHPK – 114,677,817

– Lushnjë- Rikonstruksion i shkolle 9-vjeçare 4 Dëshmorët 41,463,186.00

– Klos-Rikonstruksion i shkollës së mesme Shaban Çollaku 73,214,631.00

– BAJRAMI N. SHPK – GJIKURIA – 5 tendera        198,272,498  lekë

Kontrata me Ministrine e Shëndetësisë

– Gjikuria SHPK – Rikonstruksion i ambienteve të repartit të Reanimacionit të Spitalit Shkodër  27,372,487 lekë

– Gjikuria SHPK – Arti SHPK- 2 tendera vlera 222,094,827

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtesë dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në spitalin 36,861,650.83 lekë

– Ndërtimi i maternitetit të ri dhe shtese dy kate për shërbimin e kirurgjisë dhe të patologjisë në Spitalin Sarandë 185,233,176.50

opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Arbana Osmani afër rikthimit në ekran me një projekt të ri televiziv

0
Arbana Osmani vazhdon të jetë një nga moderatoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar, ndërsa rikthimi i saj në ekranin e madh pritet së...

Korçë: Shoqërohet babai që kapte prej flokësh vajzën e mitur, nis procedimi penal

0
Ditën e djeshme, në rrjetet sociale u përhap një video ku shihej një qytetar duke tërhequr prej flokësh një vajzë të mitur në një...

Vdes 68-vjeçari në fshatin Polenë, dyshohet për shkaqe natyrale

0
Rreth orës 23:30 në fshatin Polenë, familjarët kanë gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasin P. V., 68 vjeç, në oborrin e...

Trump ashpërson kërcënimet ndaj Rusisë, por pranon se Putin mund të mos ndikohet nga...

0
Presidenti Donald Trump ka rritur tonin ndaj Rusisë lidhur me luftën në Ukrainë, duke paralajmëruar sanksione të reja, përfshirë edhe mundësinë e sanksioneve dytësore...

Revoltë e brendshme në PD pas humbjes së 11 majit: Alimehmeti dhe Çollaku sfidojnë...

0
Pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, në selinë e Partisë Demokratike po rritet dita-ditës pakënaqësia ndaj drejtimit aktual....